Seksioni Kundër Trafiqeve realizoi në fundjavë operacionin e koduar “Devolli 2014”, gjatë të cilit arrestoi 5 persona të dyshuar për trafik armësh dhe eksplozivi. Të ndaluarit janë Realdo Blogu, 19 vjeç, Petrit Elezi, 45 vjeç, Mikel Blogu, 18 vjeç, F. Ll., 17 vjeç dhe Grejsi Çarçiu, 25 vjeç, të gjithë banues në Gramsh. Duke udhëtuar në mjetin me targë EL1527B për në Gramsh, iu gjetën 17 kapsolla detonatore, 22 kallëpe tritoli, 6 granata, 30 granata dore me bisht druri 5 aparate celulari, kurse Blogut iu gjet në banesë edhe një armë me fishekë.
