Granatë magazinës në Fushë – Krujë, disa të shoqëruar

Leda Hysa

Një tjetër shpërthim në qytetin e Fushë Krujës.

Pak pas mesnatës së mbrëmshme, rreth orës 01:00, në Fushë-Krujë kanë hedhur një granatë dore e cila ka shpërthyer para magazinës së shtetasit B. B. 57 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Policia e Durrësit thotë se janë shkaktuar dëme të vogla materiale (dëmtuar një gril prej llamarine).

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale

“Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Share This Article
1 Comment
  • Normal, si ne Vlore! Vetem se ne Vlore, minohen makinat, ndersa ne Fushe Kruje, dyqanet! Turp e faqe e zeze!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *