Nga objektivat e Zvicrës në Euro 2016, te përplasja me Taulantin në sfidën ndaj Shqipërisë e deri te transferimi i papritur tek Arsenali në përfundim të sezonit. Këto janë temat kryesore për të cilat foli Granit Xhaka, një nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses zvicerane, ndaj të cilës kuqezinjtë e De Biasi do të debutojnë në “Francë 2016”.
“Për mua kualifikimi në çerekfinale të Europianit është objektivi minimal që duhet të arrijë Zvicra. Edhe gjatë Kupës së Botës që u zhvillua në Brazil treguam nivel të lartë dhe u eliminuam nga Argjentina vetëm pas kohës shtesë dhe të mos harrojmë që Argjentina shkoi deri në finale”, kujton mesfushori.
Ndeshja e parë me Shqipërinë do të jetë shumë e veçantë për mesfushorin e Arsenalit, pasi do të ketë përballë vëllain e tij. 23-vjeçari mundohet t’i fshehë emocionet, duke theksuar se nuk e ka problem faktin që do t’i duhet të mposhtë Taulantin: “Dy-tre javët e para pas shortit, ishte shumë e veçantë për ne. Të gjithë na pyesnin sesi do të mund të luajmë kundër njëri-tjetrit. Tani mendoj se të dy nuk e kemi problem, pra e kemi kaluar atë faze emocionuese”.

Interesante