Mbrëmjen e së hënës është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Fifa Football Awards 2017’ në Londër, Angli.
Midis futbollistëve të famshëm si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar, në event ishte dhe futbollisti shqiptar Granit Xhaka i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Leonita Lekaj.
Çifti shkëlqeu gjatë mbrëmjes madhështore në London Palladium.
Graniti u shfaq në tapetin e gjelbër i veshur me kostum të zi ndërsa bashkëshortja e tij me fustan të kuq.

