Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, është vënë në radarët e ekipeve më të mëdha në Evropë.
Gjigantët e Barcelonës janë ekipi i fundit që duket se ka shfaqur interes për blerjen e Xhakës.Portali “Fichajes.net” raporton se katalanasit do të tentojnë transferimin e tij në verë.
Mynshegladbah dëshiron të mbajë kapitenin e saj, megjithatë diçka e tillë duket gjithmonë e më e vështirë.Veçmas Barcelonës, në garë për lojtarin e Zvicres janë edhe Siti, Arsenal, Liverpul, Atletiko, Juventus, Inter e Bajern. Mësohet se për ta lënë të lirë Xhakën skuadra e tij kërkon 50 milionë euro.
