Granit Xhaka: Lë kockat për Zvicrën, Shqipëria ka befasuar ekipe të mëdha!

Dita

Klubi i tij, Borussia M’Gladbach, nuk po kalon një sezon të mirë, kjo edhe pas humbjes 2-1 ndaj Schalke 04, megjithatë lojtari shqiptar i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, nuk dorëzohet. “Në 22 ndeshjet e fundit kemi fituar 15 pikë më shumë sesa çerekfinalisti i Champions-it, Wolfsburg”, – komenton Xhaka për “sda”. 23-vjeçari, me 240 ndeshje profesionale, ndihet stabël mbi (mos)sukseset.

Pas eliminimit të kapitenit Gokhan Inler nga kombëtarja zvicerane, ekspertët presin më shumë rol lideri nga Granit Xhaka në mbrojtje dhe mesfushë te kombëtarja helvete. “Nuk mendoj mbi këtë gjë, por nëse më kërkohet të udhëheq në ndeshje, nuk do ta përjashtoj përgjegjësinë, – thotë Xhaka, që ka luajtur 40 ndeshje me kombëtaren zvicerane. – Unë luaj prej katër vjetësh në njërën ndër ligat më të mira të botës.”

Ndërkohë, debatin mbi Shqipërinë dhe Zvicrën, Graniti e konsideron të pakuptimtë. Ndeshjet miqësore të Zvicrës kundër Irlandës dhe Bosnjës, më 25 dhe 29 mars, respektivisht, janë hapi i parë i Granit Xhakës drejt “Francë 2016”, ku do të luajë kundër Shqipërisë së kombit të vet, kundër Taulantit, me të cilin e ka bërë një nënë, pra janë vëllezër. “Koha ecën shumë shpejt, – shton Xhaka. – Shqipëria është kundërshtar i paparashikueshëm, që ka befasuar ekipe të mëdha.”

Ndërkohë, ai i ka mohuar zërat se brezi i dytë i zviceranëve, që janë emigrantë në këtë vend, sikurse shqiptarët, të cilët përbëjnë “pjesën e luanit” të përfaqësueses helvete, nuk e ka energjinë dhe zemrën të lidhur me kombëtaren: “Nëse nuk do të luanim me krenari për Zvicrën, nuk do të vendosnim ta përfaqësonim atë. Ne qëndrojmë të gjithë mbi të njëjtën anije dhe do t’i linim kockat për të.”/ Telesport

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *