Granit Xhaka më pranë Romës

entela

Granit Xhaka është i pari në listën e mesfushorëve që Jose Mourinho kërkon të blejë tek Roma.

Futbollisti ka rinisur stërvitjen individuale dhe kalimi tek Roma është çështje kohe. Shqiptari e ka bërë zgjedhjen e tij dy muaj më parë kur mësoi se Mourinho do të shkonte në kryeqytetin italian.

Gjërat po zgjaten pasi Arsenal kërkon 20 milionë Euro, ndërsa Roma nuk do të shpenzojë më shumë se 15 milionë për futbollistin 29-vjeçar.

Sipas mediave italiane, Xhaka ka një akord me Romën për 2 milionë në sezon me një kontratë 4-vjeçare. Ai është i gatshëm të heqë dorë edhe nga disa bonuse të Arsenalit vetëm që marrëveshja të arrihet.

Pritet që Roma të rrisë ofertën e saj pasi Mourinho po e pret që futbollisti të stërvitet me skuadrën e re e të jetë gati për sezonin.

Thuhet se Xhaka është i gatshëm që të detyrojë Arsenalin të arrijë një akord me Romën në mënyrë që të bashkohet me trajnerin portugez.

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *