Granit Xhaka është shfaqur tej mase i emocionuar pas golave të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Armenisë.
Futbollisti shqiptar që luan për kombëtaren e Zvicrës ka postuar një foto në “Instagram” ku shfaqet me lot në sy.
Ndryshe nga Botërori i kaluar në Brazil, ku tifozët shqiptarë patën mundësi të shihnin vetëm shqiptarët e Zvicrës, në Francë do të kenë mundësi të shohin edhe ekipin e Shqipërisë.
Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka do të hyjnë në histori duke qenë dy vëllezër që do të luajnë në Kampionatin Evropian për dy kombëtare të ndryshme.

Si djal i nje te burgosurit politik nuk jan vellezerit Xhaka rrastesisht ashtu si jan .gjithmon ne anen e ngjyrave kuq e zi .
Edhe na plasi trapi ne per vellezerit xhaka mer amon
Ti qenke nje i paftyr or roni mavria…me vjen gjynah per ty…
ÇFARË JANË KËTA KOMENTUES “RRUMBYTHE”?
Granitit i urojme suskese ne rrugen qe ka zgjedhur. Do te thoja dhe qe jane te kota lotet tani, por gjithsesi na vjen mire qe e ka kuptuar gabimin e tij duke perfaqsuar nje komb te cilit nuk i perket, ne vend qe te perfaqesonte kombin e tij ku perket, kombin kuq e zi. Gjithsesi familja Xhaka na ka “dhene” Taulantin i cili na ka bere krenar qe nga momenti qe i eshte bashkuar komberes Shqiptare.
Shpresoj qe lotet e Granitit te jene nje frymezin per te gjithe ate shqiptare te cilet do tju duhet te zgjein ne te ardhme se ke do te perfaqsojne e qe te mos bejne gabimin e Granitit.
Por kam pershtypjen qe ne familjen Xhaka po kendohet ‘O sa mire me qene shqiptar!’.