Arsenal ka shënuar fitore kundër Baselit me rezultat të pastër 2:0, në kuadër të Grupit A të Ligës së Kampionëve.
Të dy golat për Arsenalin në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi në top formë Theo Walcott.
Fitore në kuadër të Grupit A ka shënuar edhe PSG, që në udhëtim mposhti Ludogoretsin me rezultat 3:1.
Pas këtyre ndeshjeve, Arsenal dhe PSG ndajnë vendin e parë me nga katër pikë.
