Granit Xhaka është shprehur shumë i kënaqur për fitoren e kombëtares shqiptare ndaj Rumanisë, duke e cilësuar atë mëse të merituar.
“Kjo është një histori e pabesueshme. Unë jam shumë i lumtur për ta. E meritojnë”, tha Xhaka për mediat zvicerane, të cilave u konfirmoi se kishte folur pas ndeshjes me vëllain e tij, Taulantin, për ta uruar.
Megjithatë ai shtoi se nuk ishte i sigurt nëse suksesi me Rumaninë do të ishte i mjaftueshëm për vazhdimin e mëtejshëm në turne të kuqezinjve.
Mesfushori i Zvicrës ka qenë ndër të parët që ka shprehur urimet e tij për kombëtaren shqiptare.

pederast…