Libri “Bota është një qilim” – i gazetares amerikane, Anna Badkhen, përshkruan një botë ndryshe të grave afgane. Për shembull, në fshatin e izoluar Oqa ato përzihen lirshëm me burrat dhe dalin në rrugë pa shami në kokë.
“Të gjithë në fshat janë të afërm me njëri-tjetrin dhe nuk kanë nevojë të ndahen. Nuk ka të huaj. Kjo është tipike për komunitetet e vogla në Afganistan. Të gjithë janë të afërm dhe të gjithë komunikojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin. Andaj, ndarja mes gjinive është më pak e dukshme”, thotë vetë autorja në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.
Për të shkruar librin, ajo ka jetuar një kohë në qarkun Mazar-e Sherif. Ka qëndruar te një familje e madhe dhe shpesh ka shpenzuar kohë vetëm me gratë e shtëpisë. Situatën atje, Badkhen e përshkruan pak më ndryshe.
“Kam shpenzuar shumë kohë me gratë në Mazar-e Sharif. Ka qenë një familje e madhe, ndoshta 24 ose 27 njerëz, shumë fëmijë dhe gjashtë ose shtatë gra. Kemi kaluar shumë kohë në kuzhinë. Nga jashtë, gratë në Afganistan janë shumë të padukshme, por nga brenda ato janë shumë dominuese. Është një pjesë në librin tim, ku unë jam në kuzhinë dhe gratë përreth meje nisin një bisedë tejet vulgare… Dhe, ky është një lloj i shpërthimit të mbretërisë së gruas, nëse mund ta quajmë ashtu”, thotë Badkhen.
Sipas saj, gratë afgane kanë jetë më të mirë në familjet që kanë para dhe jetojnë në qytete. Në Kabul, thotë Badkhen, ka shumë gra të pasura që ndjekin Universitetin Amerikan ose Universitetin e Kabulit. Por, shton ajo, ato duhet të jenë gjithmonë nën përcjelljen e një xhaxhai apo të afërmi, sepse ecja vetëm në rrugë nuk është shumë e sigurt dhe tradicionalisht jo shumë e mirëseardhur.
Libri u shkrua dymbëdhjetë vjet pasi Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja hynë në Afganistan. Dy forcat janë zotuar se do të përmirësojnë edhe gjendjen e grave afgane. Por, Badkhen, në librin e saj, ka argumentuar se ato kanë dështuar në këtë drejtim.
“Jetët e grave afgane mund dhe duhet të përmirësohen duke u ofruar siguri në ushqim, kujdes shëndetësor që funksionon dhe qeveri që mbron ato dhe fëmijët e tyre. Në fakt, asnjëra prej këtyre nuk është bërë. Dymbëdhjetë vjet pasi Shtetet e Bashkuara kanë zbarkuar në tokën afgane, vdekshmëria e foshnjave mbetet më e larta në botë, gratë afgane vazhdojnë të vdesin gjatë lindjeve në norma tejet të larta. Nivelet e qasjes në sanitari apo ujë të pijshëm, janë të tmerrshme. Pra, të gjitha pohimet se si Shtetet e Bashkuara, në një mënyrë, kanë përmirësuar jetët e grave afgane, për mua janë tejet hipokrite”, thotë Badkhen.
Ajo parashikoi prej 2013 që gjendja e grave afgane të përkeqësohet edhe më shumë, pas tërheqjes së forcave të Perëndimit.
n.s. / dita

Keta, hiq disa me kokrra, por shumica jane nje realitet jashte realitetit tone. Si tua shpjegoj. Duke qene se Anglia ka patur dikur shume vende ne dominance apo edhe vende te Komon
Uëlthit, ky vend eshte i mbushur me pakistaneze, bangladeshas, afgane, irakene, indiane e shume kombesi te tjera. Shumica e polullsise qe permenda me siper jane te veshura, edhe pse ne Angli, ja si keta ne fotografi. Nuk ndahen nga zakonet e tyre. Dhe nos harrojme qe kane ne kete vend me viiteeee. Brezat e rinj bejne shkolla por prape jane te ndare nga ana sociale nga anglezet te cilet preferojne rrethet e tyre. Keta nga kjo zone e globit jane, jo pamje tjeter, se ajo mund te ndryshohet, por krejt mendesi tjeter. Ne shoqerine shiptare keta do perzjehen aq sa përzjehet uji dhe vaji.
A ka njeri ta shpjegoje se pse presidenti i Afganistanit dhe njeri i amerikaneve eshte strehuar ne Arabine Saudite dhe njerezit qe kane punuar ose jane pro tij strehohen ne Europe dhe Shqiperi??Ata duhet te jene te gjithe ne nje vend. Kjo nuk ka llogjike. Po te ishte e llogjikshne edhe presidenti i tyre ishte
strehuar ne Europe. Dhe mos harrojme faktin se vendet e gjirit persik jane suoer te pasura.
Eshte qesharake se si vendet perandimore e quajne nje femer te lire nese ajo zgjedh te pije alkol te drogohet. Te prostituoet te zhvishet. Ama nese behet fjale tja permisojne jeten gruas duke i mesuar atyre edukaten rrugen e mire qe duhet te zgjedhin ne jete qe kur ata jane neper shkolla fillore . As qe behet fjale. Por i mesojne krejt te kunderte. I mesojne se si te mos rrespektojne prinderit e tyre. Nese prindi te ngrenj pak zerin duhet te therrasin policine. I mesojne imoralitetin dhe homoseksualizmin . Ose se si te ndryshojne sexin nese ato do te duan. Mendoj qe femrat afgane ne kete rast jane shume here me te civilizuara dhe me me dinjitet dhe me moral shume here me te larte se femrat perandimore.Dhe te afta te rrisin femijet e tyre duke i bere te denje per jeten e tyre kur te dalin ne jete. Dhe jo si femijet e perendimit qe perfundojne tek droga alkoli e pederastia. Dhe tek numrini larte i vetvrasjeve.
Jam kurjoz te di se ç’kupton me termin bisede vulgare . Kam pershtypjen se k’to amerikanet kujtojne se e kane shpikur ato seksin , nese e ka fjalen per kete .