Gra dhe vajza protestuan sot para Kryeministrisë për atë që shumë prej tyre e quajtën 8 marsin më të keq në jetën e tyre, duke pasur parasysh pasigurinë e jetës, kushtet e vështira ekonomike, dhe largimet masive nga puna të bëra nga qeveria.

Pensioniste, studente, nëna dhe bashkëshorte iu bashkuan sot në mesditë thirrjes së Lidhjes Demokratike të Gruas, për të protestuar për gjendjen e përkeqësuar të gruas shqiptare dhe për të drejtat e shkelura.

Protesta ishte për shkarkimet e paligjshme dhe të pamotivuara nga puna të mijëra grave në këto 7 muaj nga qeveria, për rritjen e çmimeve, për rritjen e kriminalitetit në vend, për vendimin që ka marrë Kryeministri për të mos rritur pensionet, për mungesën e shpresës, për ngecjen në vend të procesit të integrimit europian, për heqjen dorë të ekzekutivit nga premtimet elektorale.

Po te kishin dale per te protestuar, grate profesioniste, qe jane pushuar nga puna, do ti besoja dhe do te kishin mbeshtetjen e mbare shoqerise shqiptare, por kur dalin grate PD-iste me siglen e shpellarit, atehere me mbushet mendja, se qeveria Rama, ka goditur ne shenje, duke larguar paaftesine e shpellareve, per te bere pune cilesore ndaj qytetarit.
E dime te gjithe tashme, tragji-komedite e zyrtareve te shpellarit, ku i kthyen zyrat e shtetit, ne zyra partie, ku neperkembnin cdo shtetas, duke e sorollatur, si te ishin skllever.
Kot e kini shoqe te shpellarit, erdhet nga malet ku puna e vetme qe benit, ishte te mbanit dru ne kurriz dhe zbritet nga mali me diplomat e prof Mziut.
E kini të drejtë arsyetimin horr, por mua më ngjall neveri ky emértimi “gratë demokrate”? Po pse ato qe janë socialiste,majtiste e ku di unë nuk janë “demokrate”? Ose a nuk ka mes demokrateve edhe “antidemokrate” apo midis socialisteve dhe “antidemokrate”. Ky emertim shkon për ato gra qe kanë dhënë prova morale e shoqerore se janë te tilla dhe nuk mund te vetquhet kuturu cilado që i shkrep në mendje!? Pse demokrate quhet p.sh mesila palma që kercënoi tjetrin me varje..!? Janë te lira te vetéquhen “grate e partise demokratike” por jo “gra demokrate”. Jane dy kuptime krejt te ndryshëm ???