Hysen Tabaku
Data e 8 Marsit, është e njohur si Dita e Gruas, por që në shumë vende quhet dhe si Dita e Nënës. Në shumë vende të botës kjo ditë kujtohet si festë e protestë, si një traditë që ka nisur që nga fillimi i shekullit të 20-të.
Sa herë që në mendje kujtojmë 8 Marsin menjehere na kujtohet lulja e mimozes. Kjo lule e bukur e verdhë u shfaq si një simbol i festës që në vitin 1946. Ideja u atribuohet tri ish-partizaneve dhe politikaneve italiane: Teresa Noce, Rita Montagnana dhe Teresa Mattei, të cilat u orientuan në njërën nga lulet e sezonit, që kishin çelur në fillim të marsit. Ngjyra e verdhë, përveç shprehjes së gjallërisë dhe energjisë, përfaqëson kalimin nga vdekja në jetë: mimoza është kështu një metaforë e përsosur për të kujtuar gratë që luftuan me kosto jetën e tyre për barazi dhe të drejta. Dita Ndërkombëtare e Gruas vjen si një ditë e cila kujton jo vetëm arritjet shoqërore, ekonomike dhe politike të saj, por është gjithashtu një moment për të reflektuar dhe ndërgjegjësuar për zonat në hije që akoma poshtërojnë dhe diskriminojnë popullatën femërore në të gjithë botën. Në mënyrë ideale, 8 Marsi shoqërohet me një datë tjetër simbolike, 25 Nëntorin, në të cilën festohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, e themeluar si datë në dhjetor 1999.
Shoqata e parë e grave në Shqipëri është themeluar në vitin 1909.
Edhe pse 8 marsi si ditë ndërkombëtare e gruas është përcaktuar nga Kombet e Bashkuara që prej vitit 1974 – ajo ka nisur të festohej që në fillim të shekullit XX. Kjo lidhet me shumë ngjarje të më parshme historike. Gjendja e punëtoreve në Nju Jork, dhe ajo në shumë vende të Evropës perendimore dhe në Petersburg të Rusisë ka qenë vazhdimisht shkaku për shpërthimin e grevave dhe protestave në këtë ditë. Në SHBA u festua më 28 shkurt 1909. Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagën më 1910, nën ndikimin e fortë të socialistes gjermane Klara Cetkin, u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, Në konferencën e dytë të grave komuniste me 8 mars 1921 në Moskë ajo u festua për herë të parë zyrtarisht si ditë. Pas luftës së dytë botërore 8 marsi në vendet komuniste u caktua ditë zyrtare nga shteti. Vendosjes së ditës tetorëshe të punës, mbrojtja e nënës dhe fëmijes, rrogë e barabartë për punë të barabartë, të gjitha këto bënin pjesë në synimet e emancipimit të grave në Evropën Lindore, emancipim ky i nxitur nga shteti.
***
Në Shqipëri për herë të pare 8 Mars u festua në vitin 1942. Pjesëmarrja e grave dhe e vajzave në demonstrata u rrit shumë. Në Shkodër, më 22 shkurt 1942, nxënëset e Shkollës “Donika Kastrioti”, demonstruan nëpër rrugë. Ndërsa në mars 1942 studentët vajza e djeme bashke me profesorët e gjimnazit të Gjirokastrës me flamurin kombëtar në duar, dolën nëpër rrugë dhe u përleshën me fashistët. Kjo ndodhi u shtri edhe me gjere ne qytetin e Vlorës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit etj. Gjatë vitit 1942 pjesëmarrja e grave dhe e vajzave në demonstrata u rrit edhe më shumë. Gruaja shqiptare jetën edhe historinë e ka gatuar me gjak e me lotë, me sakrifica e heroizma të rrallë. Nga mugëtira e lashtësisë ilire kanë mbërritur dëshmi e fakte, që flasin për një barazi relative të gruas.
Pavarësisht Kanunit, fesë dhe traditës patriarkale, në shumë raste gjatë historisë, femra i ka shqyer vargonjtë e robërisë dhe ka luftuar për të drejtat e veta, madje edhe duke luftuar së bashku me burrat për të mbrojtur vendin, lirinë, Atdheun.
Historia jonë kombëtare gjatë shekujve të rëndë të robërisë është e mbushur përplot me shembuj të heroizmit të femrës shqiptare. Roli dhe kontributi i saj në periudha të ndryshme historike për lirinë e atdheut është shumë i rëndësishëm. Prandaj, është fakt i pamohueshëm se femra shqiptare zë një vend të rëndësishëm në historinë kombëtare të popullit tonë, duke filluar që nga periudha ilire e deri këndej në çlirimin e atdheut nga nazifashistët.
Gruaja shqiptare është ngritur si shqiponjë në lartësinë e heroizmit.
Shtypja e gruas, mospërfillja e rolit të saj shoqëror, ka karakter historik dhe klasor.
Femra shqiptare gjatë gjithë historisë, me dinjitet e fisnikëri të lartë, u tregua e zonja që gjithmonë të mbajë lart flamurin e qëndresës dhe të familjes. Nënat, motrat, bijat dhe bashkëshortet tona, epokë pas epoke, luftë pas lufte, marshuan krenare së bashku me burrat, djemtë, vëllezërit, prindërit ashtu të papërkulura nëpër shekuj e mijëvjeçarë dhe arritën, erdhën krenare deri këtu, por të vetëdijshme se edhe më tutje, rrugën duhet vazhduar. Gjatë gjithë kësaj periudhe të gjatë të historisë, falë femrës shqiptare, populli ynë arriti që të shpëtojë nga asimilimi, duke ruajtur në të njëjtën kohë gjuhën, historinë, traditën, kulturën dhe përkatësinë tonë kombëtare. Ajo, në rrethanat më të përshtatshme
historike inkuadrohet në rrjedhat që i imponoheshin nga vetë faktori kohë.
Pjesëmarrëse aktive në kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912, femrat kosovare dolën me armë në dorë në Grykën e Kaçanikut, ballëpërballë armikut Serbë. Shembullin e tyre e ndoqën edhe femrat e Malësisë së Mbi – Shkodrës e të Dibrës.
Shote Galica, mbas rënies së të shoqit, heroit Azem Galica, mori komandon e 5000 malësorë trima në beteja kundër shovinistëve serbë. Trimëresha gjuhëshpatë Sado Koshena. Nora e Kelmendit, Tringa Smajli etj. Elena Gjika (Dora D’ Istria). ), Sevasti Qiriazi,. Shtojmë se dëshmorja më e hershme e Atdheut është Maro Kondi, e cila daton që në vitin 1847, në kryengritjet kundër Tanzimatit.
Sidoqoftë, gratë shqipëtare mbeten akoma yje të mbylluara nga retë e netëve më të gjata kanunore të pushtimit…
Një rol të rëndësishëm zë kontributi i femrës shqiptare në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në rradhët e Ushtrisë NAÇL, u rreshtuan rreth 6000 gra e vajza. Ato luftuan heroikisht përkrah vëllezërve të tyre dhe 250 prej tyre ranë në fushën e betejës. Ndërsa të varurit në litar nga pushtuesit fashistë e nazistë, janë 6 prej tyre: Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Fato Berberi, Ganimet Terbeshi, Sofi Noti dhe Dhoksi Prifti si dhe një me origjinë ruse, 14 gra e vajza janë shpallur “Heroina të Popullit”.
Pjesëmarrja e grave dhe e vajzave në radhët partizane nuk ishte gjë e lehtë. Atyre iu desh të kapërcenin dhe të flaknin tej shumë koncepte të vjetra që përçmonin rolin e gruas e për më tepër mentalitete që atakonin moralin e tyre.
Por ato i kapërcyen këto pengesa e mentalitete dhe, me sjelljen e tyre korrekte në familjen e madhe partizane, treguan moralin e tyre të lartë.Kurse me përkushtimin e tyre në luftë, me guximin dhe trimërinë e tyre, me aftësitë e tyre intelektuale treguan se ato ishin plotësisht të afta për të marrë përsipër edhe detyra ushtarake komanduese dhe detyra politike në radhët e reparteve partizane. Ato arritën deri në anëtarë të seksioneve politike të Brigadave, komisare batalioni, ZV/komisare, komandante kompanish, përgjegjëse rinie etj.
Edhe në periudhën e pas luftës në Shqipëri femra shqiptare ishte inkuadruar në të gjitha poret e zhvillimit të Shqipërisë dhe merrte pjesë aktive në të gjitha proceset e ndërtimit të vendit ,në bujqësi, industri, arsimimin, shëndetësi dhe emancipimin e përgjithshëm kombëtar. Ajo ka treguar vlerat dhe talentin e saj në drejtimin e dikastereve të ndryshme si: Ministrinë e Bujqësisë, të Industris së Lehtë ushqimore, të arsimit, drejtuese rrethi e deri në Kuvendin popullor e instancat më të larta politike të kohës.
Gruaja shqiptare zë një vend të veçantë edhe si humaniste.Po përmendim këtu vetëm shqiptaren e madhe Nënën Terese, si një humaniste e përkushtuar, që vuri jetën e saj në shërbim të njerëzve në nevoj. Gruaja shqiptare ka dëshmuar heroizmin e saj të vërtetë në mbështetjen e të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë gjatë gjithë historisë
së tij. Aq më tepër që lufta dhe peripecitë me të cilat u përballë ajo, ishin shumë dimensionale krahasuar me ato me të cilat përballeshin burrat. Duke u ngritur mbi kohën, në të cilën jetonin në emër të një të ardhmeje te bukur, për të cilën luftonin me besim e guxim të rrallë, ato, në të vërtetë, pa e ditur as vetë, kishin hyrë në universin e heronjve. Ajo ka qënë thellësisht e bindur dhe kurrë nuk e humbi shpresën se liria e atdheut do të sillte natyrshëm edhe lirinë e saj shoqërore dhe individuale.
Gruaja shqipëtare e ndiente, se do të ishte e lirë, kur edhe vetë shoqëria të ish e lirë. Ato janë forcë e madhe e ndryshojnë botën dhe nuk duhet të lëjojmë dhunimin e gruas, ky fenomen që po na vret dita ditës, të gjitha do të bëjmë më të mirën e mundshme.
Forca më e madhe qëndron në një zemër të pafajshme dhe kjo është zemra e ngrohtë, e dashur, e palodhur e nënës!

*Nje NENE dhe VETEM nje NENE ka ne BOTE..
I SHTRENJTE eshte EMRI i SAJ !.*.
*Forca e madhe e saj qendron ne nje ZEMER te perjeteshme dhe kjo ,eshte ZEMRA e NGROHTE,e DASHUR e PALUDHUR e NENES- *
Hysen Tabaku te lumte per mbylllien e shkrimit tuaj te persosur per NENAT BOTERORE, me NENAT mbare shqiptare si *NENE TEREZA* pasuese e MBARE NENAVE shqiptare.
Lavdi NENAVE dhe MOTRAVE tona ! Mbrodhesi pasardhesve te tyre ju urojme.
Lavdi HERONAVE te LUFTES e te Punes !
Jetegjatesi ..Nenave- Shqiptare Sot- *JETIME* ,me femjet marre rruget e mergimit. .
Me NENAT dhe MOTRAT Tona!- jetojme!
Te vecante URIM NENAVE dhe MOTAVE ne EMIGRACION, forca BALORE e SHOQERISE.
Pershendetie te nderuara Gra ne Toronte me Ruki Kondaj ne krye per AKTIVITETIN bere ne MEDIA, edhe ne kushtet e COVID19te.
Me *Pasuesit VETERANE* toronto ju UROJME!
Toronto 08-Mars 2021.
Guri Naimit D,
Grate jane me hajdute se burrat.
Grate drejtuese jane me te korruptuara se burrat.
90% e burrave vjedhin nen presionin e grave.
Linda Rama ja le mbi tavoline PPP dhe koncesionet qe do firmosi Edi Rama.
Grate e pranojne skllaverine dhe jane skllaveruese te pashoq.
Ekaterina e madhe e Rusise ka qene diktatorja me e eger,skllaveruesja,PUSHTUESJA dhe kurva me e degjeneruar qe ka njohur Rusia.
Jane grate e Gjermanise Hitleriane qe nxiten dhe pershendeten me enthusizem pushtimin e Frances.
Shihni si bucasin sallat e kongresit te Grave nga ulurimat histerike per diktatorin shqiptar,qe i ngordhi neper kooperativa.
Liri Gega ja zbrazi karikatorin pas shpine Mustafa Gjinishit,,Fiqerete Shehu Rrembeu femijen e Mon Kukaleshit,Nexhmije Hoxha kenaqej kur shihte te regjistruar si torturohej Fiqeretja,
Tirja, Enkeleida Hoxha,,,prandaj e rrethon veten me gra edi rama.