“Gratë janë më besnike ndaj partive…” – Intervistë me Ingrit Mingomataj

redaktor

A ishte një politikë e drejtë ajo e kohës së Enver Hoxhës, që i dërgonin studentët e sapo diplomuar në gjithë rrethet e Shqipërisë, për punë?

Për të gjithë të rinjtë ishte një eksperiencë e mirë si edhe për banorët e rretheve. Mësonim nga njëri- tjetri, gjithashtu mësonim menaxhimin sa më të mirë të rrogës që merrnim.

Si i përjetoi ndryshimet e viteve ’90, gruaja mirditore?

Si në të gjitha rrethet e vendit, me entuziazëm, shpresë dhe idealizëm.

A ju realizuan në këto vite, pritshmëritë?

Deri sa themi që duhet të bëhemi një forcë e vërtetë, do të thotë se nuk jemi bërë ende forcë, kjo vlen për të gjitha gratë, jo vetëm ato mirditore.

Cila është veçoria e gruas mirditore?

Kanë zgjuarsi të natyrshme. Kanë disa shprehje tipike si p.sh. me pak fjalë thonë shumë gjëra. Ne nga jugu, për t’i thënë ato, duhet të rrjeshtojmë një, dy,tre fjali…

Në fillim të viteve ’90, sidomos në Lezhë, por edhe në shumë qytete, çdo ballkon kishte një antenë satelitore. Ç’shikonte gruaja në ato vite?

Jo vetëm gratë, por të gjitha familjet nëpërmjet televizionit kërkonin të orientoheshin në një realitet që nuk e njihnin.

A ishte një grua rurale më e etur për informacion, sesa një grua në qytete të mëdha?

Jo, mendoj se ishin njësoj në këtë drejtim. Vetëm se gruaja në zonat rurale nuk kishte aq  kohe të lirë sa një grua në qytet.

Sot vajzat e reja a dinë të arrnojnë?

Jo, nuk dinë se nuk e kanë të domosdoshme, pasi në treg ka gjithçka tashmë dhe e reja kushton më lirë sesa të arrnojnë të vjetrën.

Një grua, kur ka pirë alkool, a është më e guximshme?

Alkoli nuk ka lidhje me guximin. Kthehet në një forcë zakoni për disa… Disa pijnë për të vrarë kohën e lirë, apo për shkak se nuk e gjejnë veten e tyre kur janë esëll. Sot shumë vajza shoh që pijnë alkool, madje e shoqërojnë edhe me cigare, dhe nuk shoh aspak guxim tek to.

Gruaja shqiptare pse qan?

Për atë që qajnë të gjitha gratë e botës mendoj. Nga gëzimi, hidhërimi, humbja, dëshpërimi…

Ndërsa qan, a mendon për hakmarrje?

Nëse u është bërë ndonjë padrejtësi, patjetër që po.

Cila është mënyra që zgjedh për t’u hakmarrë?

Ndryshon sipas kushteve në të cilat  ndodhet, me kë rrethohet, çfarë edukimi ka.

Në forumet e grave të partive, si veprojnë në këto rrethana?

Forumet e grave të partive nuk janë arena hakmarrjeje.

Po kur një grua mendon se po pengohet, apo nuk po i krijohet asnjë hapësirë për t’i shfaqur aftësitë e saj, apo kërkon të konkurojë e barabartë me të tjerët?

Jo gjithnjë, ato që mendojnë për veten e tyre janë të vërteta.. Nëse kanë vërtetë vlera, duhet të tregojnë durim e vullnet, të përpiqen t’i bindin të tjerët.

A janë besnike gratë ndaj partive që aderojnë?

Patjeter janë. Gratë janë me besnike si ndaj partive ashtu dhe ndaj të gjitha angazhimeve që marin përsipër. Mendojnë më shumë, punojnë më shumë, durojnë më shumë.

Një grua në administratë shkon për të votuar se do të ruajë vendin e punës, apo vërtet beson se do të ndryshojnë gjërat në mandatin e ardhshëm?

Në administratë ka punonjës që kanë shumë vite që punojnë dhe nuk e ndryshojnë bindjen e tyre politike, por ka edhe nga ata që punësohen në periudha të ndryshme të fushatave.

Në këto 20 vite, administrata a ka qenë përherë ushtria e qeverive?

Mendoj se po. Derisa në politikë priten vota administrative, patjetër që po.

Në çfarë moshe del gruaja në pension?

60 vjeçe.

A është një moshë e duhur kjo?

Mendoj se është e duhura. Në Shqipëri mungojnë organizimet, tubimet apo aktivitetet për të moshuarit. Qënia në punë e mban më në formë këdo, sesa dalja në pension. Por gjithashtu, në disa profesione kjo moshë, mund të jetë më e vogël për shkak të ngarkesave dhe vështirësive.

Çndodhi me gratë që u nxorrën në pension të parakohshëm, në fillim të viteve ‘90?

Shumë prej tyre u punësuan në firma private, ose krijuan biznese familjare. Mendoj, ishte një nga vendimet më të vështira të atyre viteve, sepse nuk qe e lehtë t’ua shpjegoje pse po bëhej një gjë e tillë.

Nxjerrja në pension të parakohshëm, a e nxiti emigracionin?

Patjetër që po. Shumë prej tyre shkuan te fëmijët që i kishin në emigrim dhe u morrën me nipat apo mbesat, me rritjen dhe edukimin e tyre.

Çfarë mendon një grua e plakur, kur tërheq pensionin?

Si ne të gjithë: faturën e ujit, të dritave, të telefonit. Shpenzimet për t’u ushqyer dhe qokat.

Nëse gratë deputete, do të vendosnin së bashku që rrogën e fundit të këtij mandati, t’ua dhuronin nevojtareve, cilën shtresë do t’ua sugjeronit atyre?

Patjetër jetimeve, sepse sado të bëjë shteti ynë për këtë shtresë me mundësitë ekonomike që ka, nuk mjafton. Veç kësaj, nëse ne mendojmë për të nesërmen e fëmijëve tanë, ata sot kanë nevojë për mbështetje.

Tragjedinë e Gërdecit, si e përjetoi gruaja republikane?

Në ato ditë, tensioni ishte shumë i madh. Të gjithë ishim shumë të shqetësuar, por reagimi shumë i shpejtë i kryetarit, duke dhënë dorëheqje të parevokueshme, na bindi se duhet të vazhdonim rrugën bashkë me të.

Ideologjia republikane, pse është e përçarë kaq shumë në tërë këto parti? Pse nuk mblidheni në një parti të vetme?

Ne mbështetemi në tre parime kryesore: prona, familja, atdheu. Për këtë pyetje, mund të them se tregu politik në vendin tonë është i gjerë dhe i lirë.

 

CV: Ka lindur në Tiranë. Ka ndjekur studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë, Dega Financë në Universitetin e Tiranës, si dhe studimet pas-universitare në profilin “Bankë Financë” dhe “Punë Sociale”.  Eksperte në fushën e sigurimeve shoqërore. Aktualisht, është kryetarja e Forumit të Gruas, për Tiranën, e Partisë Republikane.

Share This Article
5 Comments
  • O Dursun

    Po kush eshte kjo … cjane keto intervista qe jepni e duhet te lodhemi te gjejme emrin se kush eshte i intervistuari…. Vereni emrin qe ne fillim o koketula

  • Me te vertete na i shpifet me keto intervista hipokrite ! Cfare jane keto predikime dhe pohime ! Nuk e shikoni se cilat gra po angazhojne ne politike dhe neper podiume ? Me gjeni ndonje Angela Merkel , qe nuk eshte mbajtur ne jeten e saj per seksologji dhe imoralitet , por per pune dhe kembengulje dhe seriozitet !

    Gjeni ndonje “karriesriste” te tille ne Shqiperi ! Nuk po flas vetem ne “Shtet” apo “Pushtet” qe jo edhe jo , por edhe tek privati s’ka !

    Hiqni dore nga hipokrizia se shoqeria jone e ka te shkruajtur ne balle !

  • C,’JANE KETO BUDALLALLEQE PA EMER AUTORI! NA PASKA QENE MIRE KUR NJEREZ TE SHKELQYER, QE MUND TE KONTRIBUANIN NE KULTUREN SHQIPTARE, KALBESHIN FSHATRAVE TE HUMBURA DHE IDIOTET ME DIPLLOME BEHESHIN DREJTORE, MINISTRA DHE SEKRETARE -SPIUNE TE INTELIGJENCES SHQIPTARE! TE KA MBETUR ORA SHUME PRAPA MOJ SHOQJA NGA FSHATI ME NOSTALGJIRA KOMUNISTE. KUJT I DUHEN KETO LLOJ INTERVISTASH. A KA NDONJE ME GHYKIM TE KTHIELLET NE KETE GAZETE?

    • Me gjykimin tat o Drite vetem ne podium te PD-se mund te ngjitesh , ne krahe te Cilit , Bleones , Greta Koqit etj,etj , te ketyre idhujve te mendimit dhe filozofise se …..karrieres intelektuale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *