Gratë marrin guximin t’i denoncojnë/ Arrestohen 3 burra dhunues

Ornela

Pas ngjarjes së rëndë ku gjyqtarja Fildez Afizi humbi jetën pas qëllimit me dy plumba nga ish-bashkëshorti, Policia ka arrestuar edhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës arreston 3 shtetas për veprën penale “Dhunë në familje”.

Konkretisht janë arrestuar për veprën penale të “Dhunë në familje”, shtetasit: – Selman Murati, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.M., 37 vjeçe, banuese në Tiranë. – Serjan Gojani, 25 vjeç, banues në Kasallë ( Kamëz ), pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së motrës së tij, shtetases A.P., 32 vjeçe, banuese në Kasallë (Kamëz).

– Albert Ismaili, 42 vjeç, banues në fshatin Picar – Vorë, pasi ka kanosur me jetë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Dh.I., 35 vjeçe, banuese në fshtain Picar – Vorë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ” Dhunë në familje ” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *