Janë publikuar letrat që një doktor italian ushtarak, me shërbim në Shqipëri gjatë luftës së parë botërore, i ka dërguar familjes së vet.
Janë disa qindra letra shumë interesante që na sjellin një tabllo të Shqipërisë së atyre kohëve.
Nuk ka shenja se italiani Damiano Bruno është përpjekur të shohë veç zi këtyre anëve; përkundrazi, ai duket hëm objektiv, hëm dashamirës, por kjo s’e ka penguar të na japë ca “foto” autentike të Shqipërisë së fillim shekullit të kaluar, të cilat janë me interes të jashtëzakonshëm etnografik e historik.
Ja çfarë i shkruan ai mbesës së vet në një nga letrat e publikuara:
“Përtacia e shqiptarëve është e pabesueshme; madje, diçka e përbindshme; unë vetë kam parë çdo ditë burra që rrinë e tymosin duhan e shohin plaka të shkreta që prashitin tokën, duhanin e qepujkat… sot gjetëm një burrë që po shkonte në qytet së bashku me gruan e tij të moshuar të ngarkuar si gomar; [ushtarët tanë] e urdhëruan menjëherë që t’ia jepte ngarkesën burrit.”
Jemi në vitin 1917, dhe gratë në të gjithë botën kishin probleme të mëdha pabarazie me burrat (në këtë vit numëroheshin me gishta vendet që kishin njohur ligjërisht të drejtën e votës për gratë), por gjendja e grave shqiptare nuk ka lidhje me këtë pabarazi.
Gratë shqiptare atëbotë – dhe kjo duket në shumë përshkrime e dëshmira historike ku e ku më serioze e më të besueshme se sa kjo e një ushtaraku dosido – kanë hequr të zitë e ullirit; vuajtjet e tyre kanë qenë biblike.
Dhe më e keqja është se një gjendje e tillë nuk u përket arkivave dhe historisë. Në zonat jo urbane të Shqipërisë, e të botës shqiptare në tërësi, trajtimi që burrat u bëjnë grave është ai i njëqind viteve më parë. Dhe për ta dëshmuar këtë nuk ka nevojë të priten publikime të ardhshme librash të shkruar nga të huaj që në këto kohë janë duke udhëtuar nëpër Shqipëri.
Kjo është një gjendje që ne mund ta vërejmë me sytë tanë, në ndonjë rast pa shkelur në periferi të vendit. Një numër i madh grash heqin njësoj, edhe pse banojnë prej kohësh në Tiranë.
Kjo tregon se bota shqiptare lëviz e ndryshon ngadalë? /Dita/
Realiteti eshte qe jemi kthyer mbrapht ne keto 25 vjet.
Gjera te mira u bene ne ato 50 vjet, perpara ketij 25 vjecarit ku gruaja shqipetare nuk u trajtua ne kete menyre.
Bota shqipetare ne keto 23 vjet u kthye ne kohen e turqizmit dhe injorances nga Sale Serb Berisha qe mbolli varferi, kriminalitet, dhe maskarallek, dhe ktheu mentalitetin e kohes se turqise ku gruaja ishte nje kafshe pune dhe nje cope prone!
Keni plotesisht te drejte, keto 23 vjet qe shqiptaret shpresuan ti afro in me europen, nje pjese jo te vogel te shoqerise e kane cuar nje shekull pas. Pothuajse eshte harruar modeli I gruas qe punonte perkrah burrit ne fabrike a uzine dhe gezonte te njejtat privilegje si burri. Sot grate punojne dhe trajtohen si kafshe nga nje pjese e madhe meshkujsh dhe ulin koken per hir te pamundesise ekonomike per te jetuar me vete.
Hithri ..ke shume te ndrejte .
Gruaja per 50 vjet ,u be zboriste ,bunkeriste dhe koperativiste .
Martohej nga biografia ,me nje nedertal qe kurre nuk e kishte pare ndonjeher
sa here realizohej plani i preshit nga gezimi pillnin dhe kalamaj …jo se partise i duheshin ca koperativiste skllever te rinj ..duhej shumefishuar numri i budallenjve
20 vjece duhet te ishte martuar dhe 40 vjece e kishte djalin ushtar dhe ishte gjyshe
Hithri ,kur ne berem kaq perparime ato 50 vjet ,kur partia reformoi njeriun e ri …po nga doli ky brez i ktye 23 vjeteve ???
Do me spjegosh te lutem nga dolen kto gra qe dje beren corape leshi per burrat dhe sot i cojne per lesh te gjithe burrat ???
Mo u trazo me Saliun se ai i shkreti vec Lirise ..ka pare dhine ne Vucidol …pra me kthe ndonje pergjigje te zgjuar se ajo parulla “e ka fajin saliu ‘ nuk ben me …as Bojaxhiu nuk e permend me …
Derisa ju te kerkoni fajin ose paresine te partia …me keq do jete ,do ecni si gaforrja ..1 hap para dhe 5 mbrapa .
Te fala 50 vjecarit ,dhe kujdes se sot jemi te parrulla “keni ik per lesh” !
tani jane moderne, ndajn burrat, zen dashnor, ndajn burrat e martum, bejn biznese me burra te martum, cfar s’bejn tani…
Bota shqiptare êshte e vërtetë që leviz ngadalë,përbindshmerisht ngadalë ne clirimin e gruas nga skllaveria por une po ju tregoj nje sekret sesi bota jone do te kape shpejtesinë e skëterrës ne levizjen per clirimin e gruas.
Sekreti eshté ky : jané rreth 100 O. J. F grash që mund te bejnë namin, namin ne rritjen e shpejtesise!!? Por kam nje pyetje i nderuar : a e dini ku ndodhen dhe me se jane mare deri tani? S
igurisht me përjashtim te “mallit” grua sepse jam i sigurt që vetëm me këtë nuk janë marë!!! Nderime per problemin e mprehte qe kini ngacmuar!
edhe grate qe jane modernizuar, vetem njera ane e trurit iu eshte zhvilluar: ajo qe merret me p.. dhe mollaqet.
sa per trurin jane po aq te trasha ne mos me shume se grate e kesaj kohes qe pershkruan letra e italianit
shoqeria sot eshte bere e frikshme
kurveria sheshit me burra me gra
Nga viti 1917 ne 2016 nuk ka ndryshuar asgje. Shqiptaret vazhdojne te jene popull pertac.
bravo per kete teme kaq te mprehte .Kjo eshte nje nga plaget e shoqeris Shqiptare dhe mos te them dhe nga me kryesoret per emancipimin e kesaj shoqerie.
Që shqiptarët janë “përtacë”,ky nuk është përgjithsim i drejtë,pasi të tillë ata që mund të gjenden i ka bërë sistemi i gabuar, pamjaftueshmëria e tij për punësim e civilizim total!Sa përtacë janë ata inxhinjerë e të tjerë me arsim universitar në Milano,që ushqehen me menca karitas e flenë nën ura e stacione,sipas “La Repubblica” tre ditë më parë,po aq përtacë dhe të prapambetur mund të quhen sot (dhe dje) shqiptarët! Përtacia nuk është pjesë organizmi,as ngjyrë trupore, por mentalitet që perpos të tjerave buron dhe nga kushtet ekonomiko-shoqerore dhe mundësia reale për punë dhe kulturë!Përjashto vitet e monizmit ku vetëm idjotët, psikopatët,apo ata që “monizmi” me a pa të drejtë i ndëshkoi,askush nuk mohon se nëse nuk u arrit maksimalja e civilizimit,punësimit,përparimit,hapat ishin të lartë,por u ndërprenë nga sistemi i ri që tani prodhon inxhinjerë me shumicë në Itali,Francë,Greqi,Shqipëri etj…dhe i shtrin metrove,a stacioneve për lipje ushqimi dhe fjetje nën karton!
Natyrisht monizmi meriton “kritikën” e Kritikës,politike,por brenda kësaj kritike duhet të jenë dhe arritjet që jo vetëm u “ngrinë”,por sot jemi pothuaj në ato vite trishtimi ku vetëm kanuni ka pjesë kriminale të rendësishme ne gjallërim vesesh e mentalitetesh shpellare! Pra duhet kërkuar e keqja tek SISTEMI dhe jo tek njerzit,pasi shqiptaret janë vitalë në Europë,por Europa ende ka ndaj tyre,psikologji të vjetër dhe sistem krejtsisht të gabuar!
Po sistemin a nuk e bejne njerezit?
Me dukesh se do te justofikosh pertacine.
Qe jemi pertace kjo ska iken e dyshimit, shiko cfare sistemi kemi ndertuar:
Firmat piramidale
Asistenca sociale
Kafene plot
Kazino e lojra fati
Ja keto tregojne pertacine.
sa sqaroheni bre burra a thua se bota nuk na njeh, une them qe na njeh me mire sec njohim vetveten
Autori eshte ne variantin e misogjinistit te reformuar!!!!!
Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.
tregomeni aman, ka shqiptare qe s’e ka rrahur njehere gruan? 🙂
O idiot mesjetar.
Shpresoj qe ta kesh pasur me “humor” kete koment idiot pa shije.
Perndryshe… Ti e ke vendin pas hekurave per jete.
TE ARDHURIT NE KRYEQYTET NUK DUAN TE MESOJNE CESHTE QYTETARIA DHE ATA SOLLEN SHQIPERINE E DYMIJE VJETEVE PERPARA
Shqiptari nuk ash pertac.Nese do ishte do ishte shuar me rraje e me fare bashke me te dhe gjuha.Pertacine e solli turku.Ju kujtoj shprehjen qe perdoresh ne popull.”Dembel Stambollit”.
Une kam pare dhe ne vende te huaja edhe ne Itali qe grat ngarkohen.Por niveli i ulet arsimor dhe kulturore me nji pamje te rrealitetit te keti niveli krijon pershtypje te vrashta te forta tek te huajt.
Edhe Cajupi po te mos kish njohur boten jasht nuk do ishte frymezuar per komedin “14 vjec dhender”.
Permenda Italin.Kujtoni filmin Italian “Nuk ka paqe nen ullinje”.Si ngarkoheshin grate e atyre ushtarve italian.
Si perfunsdim na behet mire nga kritika qe te jemi me korrekt ne civilizimin social te popullit.