Gratë turke, të qeshura “selfie” kundër politikës

editor

“Femra e di se çfarë është mëkat, nuk duhet të qeshë në publik”. Kjo ka qenë fraza e zv.kryeministrit turk, Bulent Arinç, shprehje e cila ka irrituar jo pak gratë e Turqisë, të cilat kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale. Kështu të “armatosura” me smartphonë kanë nisur të postojnë mbi 300 mijë tweet, duke lënë qartësisht të dukshme buzëqeshjen e tyre.

Protesta e femrave turke online hashtag #kahkaha, ndryshe të qeshësh dhe  #direnkahkaha të qeshësh dhe të rezistosh, tashmë ka kaluar kufinjtë turk, duke u mbështetur nga femra nga e gjithë bota.

Gjithsesi duket se politikanit turk nuk i ka bërë shumë përshtypje fushata “selfie-buzeqeshja”. Pas justifikimit të frazës së tij, duke theksuar se e kishte fjalën për sjelljet antimorale të gruas dhe pastërtinë e saj, ai u është drejtuar kësaj here disa figurave të artit, të cilët kishin postuar gjithashtu fotot e tyre online.

“Disa artistë më kanë dërguar fotot e tyre me të qeshura falco. Një buzëqeshje e vërtetë vjen nga një njeri i vërtetë, jo nga këto të qeshura artificiale. Janë të qeshura individësh që shkojnë për pushime me të dashurin dhe lënë bashkëshortin në shtëpi”-është shprehur zv.kryeministrit turk, Bulent Arinç.

Me gjithë fjalët jo të ëmbla të politikanit fushata vijon ende në rrjetet sociale, disa foto prej të cilave i shihni të publikuara në vijim./A.V

turqia5

turqia1

turqia2
turqia4

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *