Grekët e kanë në gjak të mos paguajnë taksat

redaktor

Në restorantin e Erich Lickert shërbehet birrë e zezë gjermane dhe kundërmon era e salçiceve. Mund të ishte ndonjë lokal në qendër të Berlinit, por në të vërtetë është një lokal i vogël në periferi të Athinës. “M’u deshën 9 muaj për të marr liçencën”, ankohet biznesmeni gjerman. “Në Gjermani nëse kalojnë dy javë dhe nuk ke dokumentet fillon e bëhesh nervoz. Si mund të paguash qiranë e lokalit nëse nuk mund ta hapësh”, pyet ai.

Erichut nuk i pëlqen se si funksionon burokracia në Greqi. Kjo luftë kulturore ka nisur këto ditë në zyrat më të rëndësishme të të dy vendeve. Berlini dhe Athina së fundmi janë përfshirë nga një valë akuzash të ndërsjellta. Nuk përplasen vetëm dy sisteme ekonomike, por edhe dy mënyra të ndryshme të të parit të jetës në dy vendet me traditë nacionaliste. E përditshmja spanjolle “El mundo” ka dashur të njohë anën tjetër të monedhës, atë të heshturën, atë të gjermanëve që jetojnë në Greqi, dëshmitarë të problemeve të vendit si spektatorë… ndonjëherë të padëshiruar.

Erich jeton në Greqi prej 22 vjetësh. Shkoi për një punë të përkohshme dhe pas pak muajsh u martua me gruan e tij greke. “Në 94-ën, kur mësova se si funksiononte sistemi i pensioneve dhe shëndetësi këtu, thashë se diçka nuk shkonte”, shpjegon kuzhinieri. “Në Greqi 1+1 bëjnë 10. Shuam njerëz punojnë në të zezë dhe nuk paguajnë të gjithë kontributet”, thotë ai. “Është në gjakun e grekëve për të mos paguar taksat. Shumë pyesin se përse duhet ta bëjnë nëse më të pasurit nuk paguajnë”, shton shefi.

Erich i sheh problemet e Greqisë si një çështje që ka të bëjë më shumë me kulturën e tyre dhe beson se do të duhet kalojë një brez për të ndryshuar mentalitetin: “Gjermania i dha para një vendi që kishte falimentuar. Ai që jep para është ai që urdhëron lëvizjet. Por Gjermania vetëm dha paratë. Thanë se po i kontrollonin, por realisht nuk e bënin. Tani po protestojnë duke ulëritur. Janë të shqetësuar për Syrizan, apo ndoshta kanë frikë se Podemos vjen në pushtet në Spanjë?”, thotë Erich. “Grekët e dinë se ajo që po ndodh është për faj të tyre, por shumë pyesin se përse Troika dha paratë, por nuk detyron qeverinë të realizojë reforma të vërteta”, shton ai.

Yanis Varufakis, ministri i financave është politikani helen më i kritikuar në Gjermani. Jo vetëm për një video të publikuar në 2013-ën ku në dukje i tregonte gishtin e mesit gjermaneve, po edhe sepse ka folur hapur për nazistët gjatë një vizite në Berlin. “Kjo çështje ka qenë gjithnjë pak e komplikuar në Gjermani. Askush nuk do të dëgjojë dika të tillë, nuk besoj se ishte në ide e mirë”, thotë Jan Deneke, misionar i krishterë dhe punonjës në një kompani helene.

Qeveria e Alexis Cipras aprovoi para një javë krijimin e një komiteti për t’i kërkuar Berlinit reparacionet e luftës. “Kjo çështje nuk është menaxhuar mirë në të shkuarën”, beson Jan. Disa janë të gatshëm ta paguajnë atë borxh. Para disa javësh një çift turistësh gjermanë i dhanë 875 euro Greqisë, pjesën e tyre të reparacioneve, “ka një probleme distancimi kulturor. Është shumë e vështirë të ndihmosh një person tjetër vetëm me mentalitetin tënd. Njerëzit janë ndryshe, nuk mund t’u imponosh sistemin tënd”, shton misionari.

Jan thotë se ka pasur probleme në Greqi pse ishte gjerman. Erich gjithashtu. Petra Brandl arkitekte pronare e një bari dhe me banim në Greqi prej 26 vjetësh, gjithashtu ka pasur. “Para krizës kishim ndjesinë se ishim të mirëpritur në Greqi. Por kjo ndryshoi papritur. Shumë njerëz më shohin me inat, sikur të kisha unë faj. Më thanë që të shkoja në Gjermani. Në administratë më thanë se nuk u pëlqente pasaporta ime. Shumica mendojnë se duhet të ikim ndoshta të gjithë bashkë”, thotë ajo.

Petra beson përkundër asaj që mendohet në Greqi se grekët nuk janë më individualistë se gjermanët: “Të gjithë shohin veten e tyre. Janë të shqetësuar sepse humbasin punën dhe paratë. Kam tentuar të organizoj një festë në rrugë me baret e tjera të zonës, por ishte e pamundur”, shprehet ajo.

Petra jeton tani me vjehrrën dhe kunatën e saj. Nuk ka frikë të bëjë komente të ashpra: “Grekët gjithmonë thonë se ata e shpikën civilizimin. E bënë kur ne gjermanët ishim akoma në pemë. I thashë një ditë vjehrrës ime se më pas ne gjermanët zbritëm nga pema, ndërsa ata u ngjitën. U inatos natyrisht”, tregon ajo.

Petras i pëlqen Greqia, klima dhe plazhi nuk gjenden në Gjermani. Gjithashtu Alexander Roggenkamp, shef i një zyre gjermane ka tre vjet që jeton në Greqi dhe ka nënën qipriote, prandaj flet greqisht në mënyrë perfekte. Kjo e vendos në një situatë vëzhguesi të veçantë: “Një vend me një krizë kaq të madhe sa Greqia ka nevojë për kohë. Në Gjermani po paguajmë akoma një taks për financimin e ribashkimit dhe ende ka diferenca mes lindjes dhe perëndimit”, shpjegon ai.

Ai nuk beson se Gjermania është vetëshpallur si vend lider në Europë: “Berlini ka ekonominë më të madhe dhe gjithmonë kërkohet të dihet se çfarë mendon ai, por kjo nuk do të thotë se është vendi lider”, shpjegon ai. “Është për të qeshur se si shihet Angela Merkel si mbretëresha e Europës, sepse në gjermani zakonisht kritikohet”, thotë ai. Ai e sheh të nevojshme të pakësohen kritikat në media të dy vendeve për të avancuar drejt një zgjidhjeje.

Carolin Philipp ka pesë vjet në Greqi, po ndjek doktoraturën. Ajo e sheh të gabuar politikën gjermane në vend, mendon se mungon autokritika dhe ka një farë hipokrizie: ‘Gjermania ka një ekonomi eksporti dhe ka fituar shumë me euron, ndërsa disa vende jo. Në mediat gjermane nuk llogaritet kjo”, thekson ajo./DITA

Share This Article
9 Comments
  • Popujt hileqare edhe ne folklor mburren se si fitojne duke ua hedhur te tjereve.Grekeve nuk u jane llogaritur mire reparacionet e luftes me gjermanine,,po me Italine,?Kane edhe reparacione lufte me Shqiperine!!!Edhe me Turqine!!!!Greqia ka marre nga fuqite Europiane Epirin nga Shqiperia,Thesaline nga Maqedonia,Traken nga Bullgaria.Jane territore qe Greqia e lashte nuk i ka patur kurre.Por Greket pretendojne se vija kufitare nuk eshte ndare mire.Pretendojne Epirin e veriut nga Shqiperia,Maqedonine e veriut nga Maqedonia dhe Thraken lindore nga Bullgaria.!!!!!!Megjithese Greket nuk kane qene Epirote,nuk kane qene Maqedonas,nuk kane qene Thrake!!!Historikisht do te ishte me e arsyeshme te kerkonin Sevastopolin nga Rusia,se prej andej kane ardhur ne Evrope.

  • Nuk paguajne se nuk e duan shtetin dhe kombin e tyre te genjeshtert. Ja qe rrena I ka kembet e shkurtra ….Thanas shtrego rripin palikari !
    Nuk ka me te punoj kali dhe te haje gomari….

  • Me pelqeu ajo shprehja e qe thote se ne zbritem nga pema dhe grekt hypen ne peme dhe vazhdojne te rine akoma ne peme Eshte e vertete se greket mburen me te kaluren e tyre te hershme dhe nuk bejne asnje gje per te ecur perpara.

  • Nje vend qe mburret me ate cfare kane bere te paret e tyre(dhe kjo doemos nuk eshte ashtu si e paraqesin greket)dhe nukka asgje per te ofruar nga e tashmja ,eshte vend qe rron me endrra e perrallat e te shkuares.Nje vend ku vjedhja e pasurive te te tjereve,e traditave ,e kultures mbrohet nga shteti dhe jo vetem kaq por e ben:krenare “ate eshte nje vend qe doemos do te rrezohet,sepse populli thote”kur e mban koken vetem mbrapa do pengohesh e do rrezohesh.Kjo po ndodh dhe le te ndodhe sa me pare,sepse aty nuk ka faj vetem qeveria,por edhe populli qe eshte i molepsur me krenari te rreme si popull superior.Te mos harrojne se erdhen nga afrika veriore(shiko origjinalet greke qe jane zeshkane) dhe perzien kulturat e dolen si themelues te gjithckaje.Kane shume shekuj bosh pa histori,qe nuk kane me cfare t,i mbushin,sepse s,kane histori aty ku jetojne sot,por aty nga kane ardhur,por qe nuk e permendin se pastaj”perandoria: e tyre bije.Dhe doemos do te bjere!

  • Po komentojne shqiptaret, ata qe e kane ne gjak thyerjen e ligjit…hahahaha…late nam, ju ngeli Greqia ne goje gjithe diten, shikoni veten tuaj se si e tha Fuga, eshte nje haaaaaaaaaalllllllllleeeeeeeeeeeeeeeee

  • Enters ! Mut Nord Arbania me Tiranen e kak Sud Arbania me Athinen , mos u bej merak apo xheloz , keshtu e ka jeta ne kete qoshe te eger te Europes , kur u ndame keto do lajme ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *