Grekët i kërkojnë Tsipras legalizimin e hashashit: Do hapte vende pune

Dita

Duket se grekët i kanë dëgjuar lajmet në Shqipëri për legalizmimin e hashashit, nismë e deputetit Kokëdhima, i cili ka thënë se ky bar mund të ndihmojë shumë ekonominë shqiptare nëse do të tregtohet jashtë vendit. Por duket se edhe tek kj nismë do të kemi rivalitet.

Tani edhe grekët kërkojnë nga qeveria legalizimin e hashashit. Në Greqi është mbajtur për herë të parë festivali i kanabisit. Organizatorët e eventit të mbledhur para parlamentit i kërkuan qeverisë së Aleksis Tsipras legalizimin e drogës jo vetëm për shoqërinë, por edhe si një ndihmë për të mbushur arkat bosh të shtetit. Qindra njerëz u mblodhën në sheshin Sintagma të Athinës në festivalin e kanabisit, duke i kërkuar qeverisë së sapozgjedhur të Aleskis Tsipras legalizimin e marijuanës.

Me pankarta të tilla, si ‘natyra nuk është e paligjshme’ dhe ‘kanabisi është ilaç’, grupet pro legalizimit organizuan për herë të parë një event të tillë para paralmentit grek. Dimitris Paraskevas, një nga themeluesit e ‘klubeve sociale të kanabisit’ në Selanik dhe një nga organizatorët e festivalit, shprehet:

“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të kërkojmë dekriminalizimin e përdorimit dhe vetëkultivimit të kanabisit. Ne besojmë se në shekullin e XXI, me të gjitha informacionet e të dhënat shkencore që kemi në dispozicion, mund të themi se kanabisi jo vetëm që nuk është i dëmshëm, por është shumë i dobishëm”. Sipas organizatorëve, legalizimi i kanabisit do të ndihmotne edhe arkat e shtetit të cilat tashmë janë bosh dhe do të hapte vende të reja të punës.

Share This Article
2 Comments
  • Dihet qe luftrat jane bere per Naften
    Ajo qe nuk ju eshte thene
    eshte qe KANABISI bene ate qe Nafta bene .
    Qe do te Thote se Legalizimi ù
    i Kanabisit munde te ndaloje Pak Luftrat .

  • Kjo eshte zgjidhja perfundimtare, e gjithe problemeve te Europes juglindore.
    Edhe ashtu te padroguar sic ishin, e cuan vendin buze gremines. Tani qe do legalizojne edhe hashashin,,,,,,, lum greket dhe Kokedhija yne, per keta doktorre shkencash.
    Ne vendet e rrumpalles ballkanike, ku askush nuk e di saktesisht se sa jane te gjalle e sa te vdekur, ku pensionet paguhen per ata qe kane vdekur para 5 vjeteve, ku askush nuk ka perjetuar kurre nje administrate shteterore funksionale por vetem korrupsion,,,,,,,,,, do “kontrollojme” edhe legalizimin e hashashit. Duhet te quhesh kokedhi, te dalesh me “propozime” te tilla dallkaukesh,,,,, ose te jesh bere dhi ne koke nga tymi i hashashit, si keta greket ketu,,,,, per te pare “shpetimin e vendit” ne buzen e gremines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *