Grekët “luftë” kundër emigrantëve

Saimir Lleshi

Tension dhe përplasje të reja janë regjistruar gjatë ditës së sotme në ishullin  Kos jashtë kampit, ku do të ndërtohet vendi për regjistrimin dhe qëndrimin e refugjatëve që vijnë në ishull.

Herët të shtunën në mëngjes, banorët e Pili-t u  mblodhën jashtë kampit, ku të premten ka filluar puna për krijimin e kampit (hot spot).

Rreth 100 persona kanë ndezur zjarre dhe sipas mediave greke nuk lejuan të kalojë makinën e grupit që ndihmon në ndërtimin e kampit, duke çuar në përplasje mes banorëve dhe policisë.

Menjëherë pas kësaj,  banorët kanë mbyllur me  gurë rrugën  për në kamp.

Ndërsa kanë ndërhyrë  operatorët e pajisjeve ushtarake, të cilët kanë arritur të kalojnë pas konsultimit me banorët.

Episode dhune mes policisë dhe banorëve u regjistruan dhe të premten, ku si pasojë e hedhjes së kimikateve nga forcat e rendit, tre persona u plagosën, ndërsa dy gra humbën ndjenjat.

Share This Article
1 Comment
  • Ua cfare jane keto qe shkruani Greket jane per Nobelin e Paqes, ju thoni qe qenkan racist dhe ksenofob? Larg qofte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *