Në një shkrim të botuar në një protal grek , shkruhet se Enver Hoxha mund të ketë kombësi greke. Sipas këtij protali, “Enver Hoxha, lindi në fshatin Dusja, fshat të cilit më vonë ju ndryshua emri në Qefalari, i cili ndodhet në afërsi të Kiato-s së Korinthit”.
“Paraardhësit e familjes së Enver Hoxhës, kanë ardhur në Korintho, mbas rënies së qytetit në duart e Otomanëve Turq, së bashku me familjen Notara. Fillimisht u përqendruan në Trikalla të Korinthit, dhe më pas për siguri shkuan në fshatin Dusja – i cili sot emërtohet si Qefalari. I pari i familjes së tyre merrej me tregtinë e farërave grurë…etj, dhe nga kjo vendasit i ngjitën pseudonimin Mavragani i cili më vonë do të bëhej edhe mbiemri i ri i familjes së tyre. Këto të dhëna i konfirmon gjenerali i ushtrisë G. Afandis, në librin e tij “ Οß μεγÜλες ÜπÜτες ”, i cili pohon se këto i di nga familjarët më të ngushtë të familjes së Enver Hoxhës”, shkruan portali orthodoxia-ellhnismos.gr.
Shkrimi vijon më tej duke sqaruar se paraardhësi i familjes së Enver Hoxhës, Apostolos Mavraganis, i cili ishte i lindur në fillimet e shekullit të 20-të, kishte katër djem: Jorgo, Aleksandro, Leonidha dhe Maho, si dhe tre vajza.
“Jorgo, i madhi, u arrestua nga gjermanët si agjent i shërbimeve sekrete, e torturuan dhe më pas e lanë të lirë. Aleksandri studioi për drejtësi në Athinë, dhe u përndoq nga Diktatura e Metaksa-së si i majtë, të cilin më pas e përkrahën Shërbimet Sekrete, duke e çuar në Romë pranë Papës në Vatikan, ku filloi të mësonte gjuhën shqipe. Më pas e çuan në Paris, ku u përsos mbi teoritë komuniste, dhe luftën revolucionare. Aty e lidhën me një shqiptare musilmane dhe më pas të dy i dërguan në Kosovë për të themeluar Partinë Komuniste Shqiptare. Fondet ishin të paguara nga Anglia dhe shërbimet sekrete angleze, me ndihmën e të cilëve ai u ngrit menjëherë në krye të Partisë Komuniste Shqiptare. Menjëherë paskëtaj u vendos në Tiranë, ku ngriti gazetën Vatra, dhe gazetën javore Java. Zbriti nga froni Mbretin Zog të cilin e kishin ngritur në fron gjithashtu Anglezët, por me një format të gatshëm dhe me marrëveshje u duk sikur e sakrifikuan… . Ndërkohë vëllai i Aleksandrit, Leonidha u lidh me vajzën e vogël të Miçotaqit Katerinën”, ka shkruar portali ortodoks grek.

Po eshte e vertete.
Edhe ne nje film te Kinostudios “Shqiperia e Re”, qe trajton ngjarje te luftes flitet per nje Kryetar te PKSh qe u arrestua. Nje me mbiemrin Xinxa qe ishte ne ilegalitet.
Cjane keto budallalleqe, more gjenerale greke.
Harojini endrat me udheheqesa sepse pas ca vjetesh do na merrni edhe Saliun e Lulin.
Keta edhe mund ti merrni sepse do thoni qe jane me origjine shqiptare
se i falen Greqise 350 km det…!!!!
Ha ha ha ha ok Greeks you can have him.
Merreni o greqer ju a kemi fale komplet !
Le Enverin po mundohen te na i marin greket edhe pse ska asnje lidhje po une kam hall se do na lene pa heroin tone koqevar SAL RAM BERISHEN qe ka lidhje gjaku me Serbine . Te mundohemi te ruajme kete jashte qitje te kombit se do mbetemi fare pa hale. Te ngrihemi te gjithe te protestojme e ta mbrojme me ne krye SHQUPIN E LULUSHIT.
Enveri ka vdekur po po deshen po ju japim nexhmien.Po na moret dhe Saliun, Lirine Giten Zenin me kuc e me mac po ju a bejme DHORO
Jeni qe jeni a e merrni dhe Sali Berishapapalos-in??
Po e morret ju falim dhe Lulushin si kusur, ne vend te detit,
Merrini plehrat,nuk i duam!