Grekët në grevë, doganat bllokohen për 24 orë të mërkurën

Leda Hysa

 

Grekët do te dalin në protestë të mërkurën më 30 maj.

Sindikatat thonë se protesta është e vetmja rrugë që qeveria Tsipras të zbusë reformat ekonomike që ka ndërmarrë në plotësim të detyrimeve të kredidhënësve të saj për të shpëtuar ekonominë ende në kolaps të Greqisë.

Sindikata e punonjësve të Ministrisë së Financave të Greqisë, njoftoi se do t’i bashkohet thirrjes së Sindikatave të Pavarura në grevën e përgjithshme që do të zhvillohet të mërkurën e 30 majit.

Sipas sindikatës, në grevë do të marrin pjesë edhe doganierët, ndaj gjatë datës 30 maj pritet të pezullohen të gjitha kalimet e automjeteve dhe kamioneve në pikat kufitare të Greqisë me vendet e treta si Shqipëria, Maqedoni dhe Turqia, ndërsa me Bullgarinë lëvizja e autoveturave do të lejohet, por jo e kamionëve.

Greva do të pezullojë lëvizjen në porte dhe aeroporte, si dhe spitalet dhe shërbimet civile. Edhe mjekët thanë se do të protestojnë, ndërsa mjetet e transportit publik do të pezullojnë lëvizjen.

Autoritet thanë se greva do të paralizoje tërësisht gjithë sektorin publik, ndaj dhe kërkuan mirëkuptimin e qytetarëve.

Për sa i përket lëvizjeve me Shqipërinë, doganat greke njoftuan se do të pezullojnë lëvizjet e automjeteve dhe kamionëve që prej orës 07:00 të mëngjesit të së mërkurës së 30 majit, deri në orën 07: 00 të së enjtes.

Gjatë kësaj kohe në pikat kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë do të lejohen të lëvizin vetëm këmbësorë pa çanta dhe bagazhe, si dhe rastet e urgjencave mjekësore.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *