Presidenti turk Erdogan është shprehur i shqetësuar në lidhje me ndërtimin e bazës ajrore amerikane në Aleksandropulos të Greqisë, vetëm pak kilometra larg kufirit me Turqinë, gjatë Samitit të G20.
Duke folur me gazetarët, Erdogan tha gjithashtu se kishte njoftuar presidentin francez Macron se grekët nuk kanë para për të blerë avionët e avancuar “Rafale” si edhe katër anijet ushtarake.
“Shiko se unë e di, grekët nuk kanë para. Po të gënjejnë. Ata i kanë perëndimit 4 miliard euro borxh”, shprehet Erdogan se i ka thënë Macronit duke iu përgjigjur arsyetimit të tij se ata (grekët) kishin para, prandaj edhe donin të blinin mjetet ushtarake.
Erdogan i shprehu Macronit shqetësimin për bashkëpunimin e ngushtë me grekët në fushën ushtarake duke thënë se edhe baza ajrore që po ngrihet në Aleksandropulos përbën një kërcënim të drejtpërdrejt për popullin turk.
Pas afrimit të Turqisë me Rusinë, SHBA-të kanë tërhequr pranë Greqinë linjën e mbrojtjes duke e lënë Turqinë jashtë saj.
Kjo e fundit bleu raketat ruse S-400, të cilat kanë qenë një shqetësim i vazhdueshëm për NATO-n dhe SHBA-të në lidhje me sistemet që përdorin.
j.l./ dita

I mbaroi vaji i kandilit.
Me konferencen per Libine vendoset Kufiri tek Thana.
Zullumqarin qe po i rrenon do ta plasin turqit ne burg te luaje domino me Abdullah Ocalanin.
Dita perkthejeni mire nga media turke Daylisabah se ciles i referoheni gjithmone; Greqia nuk ka 4 miliard borxhe por 400 miliard. Gjithsesi prisni edhe se c’do thone ato franceze.
Apo me 4 miliard kujtoni se iu ktheni shpresat osmanllinjve shqipfoles?!
Ne interesin tone eshte qe Erdogani te thyeje qafen sa me pare , qe Turqia te afrohet perseri me perendimin dhe te largohet nga afrimi me Rusine
….Makeron-i pasi degjoi RekseP-in..,,, i tha – Mire mire, po afrou te te besoj “une chose..”,,, dhe i peshperiti…: “edhe ne’ e dime qe Ata s’kane breke me vesh e jo me te paguajne miliarda.., e dime mire..,, por po shtiremi qe s’kuptojme dhe do ju japim ca avione te vjeter te lyer me vernice te re te bukur..” …Dhe ReksP-i ia plasi se gajasuri… “Medemek ata po nuk paguan – i tha Ai Makeron-it – ti pastaj nja 4 a 5 ishuj te Egjeut..,, zotrote ua paske vu synin…,, shejtan dhelpre qenke o Makeron…” …. Hahaahhaaaaa..