Greqi, turistëve britanikë nuk u këmbehen stërlinat

Elton Tafaruci

Efektet e para të Brexit kanë nisur të ndjehen. Turistëve britanik në Greqi u është refuzuar nga bankat këmbimi apo tërheqja e sterlinave, pas rezultateve të referendumit.

Turistë në ishullin e Kos, i thanë gazetës “The Sun”, se banka greke refuzoi të shkëmbente sterlinat me arsyetimin se nuk kishte një kurs këmbimi të vendosur nga Banka Qëndrore Europiane.

Një britanik me pushime shpërndau në twitter këtë mesazh: “Ka filluar tashmë! Jemi në Greqi, nuk ka shkëmbim parash apo tërheqje nga bankomatet për britanikët. Brexit, një dështim i madh”.

Në tabelat e një hoteli në këtë ishull shkruhej: “Nuk pranojmë pagesa në sterlina. Banka Qëndrore Europiane nuk ka një kurs zyrtar këmbimi me këtë monedhë”

View image on Twitter

Holidaymakers are struggling to exchange their cash in Greece

Share This Article
3 Comments
    • Absolutisht jo! KY eshte nje trapllek ne nje resort grek ku punonjesit nuk jane mjaftueshem te kualifikuar per te kryer detyren.
      Per sa i perket cilesimit “te shkretet” duhet pritur edhe pak kohe qe BE te kuptoje se “Te mjeret” jane ne France, ndersa “te deshperuarit” ne Berlin.
      Mire eshte qe Tirana dhe Prishtina te mendojne e te punojne per opsionin qe mund te mos kete nje BE, e ne se do kete, te mos pranojne skllaverim politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *