Mjafton një shkëndijë e vogël dhe bëhet një debat i madh. Pak ditë më parë ministri grek i Mbrojtjes, pasi kishte ndjekur qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama në parlament, ka folur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë duke theksuar se është pala shqiptare që nuk bën përpjekje për të pasur një situatë miqësore. Ai ka kujtuar çështjen e pronave në Himarë, por dhe tema të tjera mes dy vendeve. Lidhur me këtë argument, reagon në ‘DITA’, ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj.
Intervistoi Xhevdet Shehu
– Doktor sapo ka nisur punën qeveria e re Rama dhe një nga çështjet të cilat duket e nxehtë është marrëdhënia me Greqinë. Kryeministri nga parlamenti tha pak a shumë se ka ikur koha kur Shqipëria mbyllte gojën përpara Greqisë. Si ju duket kjo qasje e Ramës në raport me fqinjin tonë jugor?
– Në 27 vjet të sistemit të ri, qëndrimi i Ramës është padyshim më i miri, më dinjitozi dhe më me interes kombëtar. Në rë vërtetë ky është një debati i stisur. Bëhet fjalë për Himarën shqiptare dhe jo greke. Është një avaz i vjetër ky që e dëgjojmë herë pas here. Nuk kishte se si të mos e dëgjonim edhe njëherë. Foli Kryeministri i Shqipërisë shumë qartë dhe prerë, nuk kishte se si të mos reagonin grekët. Por, problemi është fare i qartë. Ka Himarë shqiptare. Ç’punë kanë grekët me Himarën, se çfarë prishet e ndreqet aty? Këto punë i di shteti shqiptar dhe jo Athina. Unë e kam jetuar vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë sjelljen e shtetit grek, sjelljen e kishës greke, sjelljen e PBDNJ-së në kohën kur kam qenë deputet në Parlament. Por e kam përjetuar sjelljen e shtetit grek edhe nëpërmjet lobingjeve me ndërhyrje direkte duke shkelur edhe konventa. Ka pasur raste që dhe parlamentarë dhe zyrtarë grekë që vinin grupe-grupe, duke sjellë dhe frymë kërcënuese mbi Himarën. Arrinin deri aty sa thoshin se në Himarë do të vinte organizata famëkeqe e 17 Nëntorit apo dhe me deklarata për të terrorizuar popullatën atje sa në është dashur të dërgonim edhe forcat Renea në atë qytet. Sot duket si përrallë por ka qenë realitet që ka ndodhur vetëm pak vite më parë. Ndaj vlerësoj shumë qëndrimin e Edi Ramës. Sjellja e shtetit shqiptar është plotësisht adekuate, e ekuilibruar, duke respektuar dhe parimin e miqësisë midis dy popujve. E kundërta ndodh me politikën greke. Ajo e shprehur nëpërmjet ministrit të Mbrojtjes, ka mbetur ende te lobinjgjet. Himara është shqiptare, dhe nuk ka diskutim, si në aspektin demografik edhe etnik. Të gjitha këto reagime nga Greqia vijnë sepse ka qenë politika shqiptare, e padenjë dhe servile e viteve të fundit që u hapi dyert. Edi Rama prej katër vitesh po u bënë të qartë grekëve dhe jo vetëm se ky vend ka zot dhe ju e keni kufirin atje ku e kini.

– Doktor, ne kemi ende të pazgjidhur çështjen e ligjit të Luftës. Mendoni se është momenti që të diskutohet si dy vende fqinje?
– E kam theksuar vazhdimisht këtë çështje. Ai ligj është përmendur dendur, është një ligj krejtësisht skandaloz dhe absurd. Jashtë çdo realiteti të Luftës së Dytë dhe aq më shumë të zhvillimeve deri më tani. Dhe dihet pse e mbajnë grekët ligjin e luftës. E kanë të gjithë tek pronat e shqiptarëve në Greqi, sidomos të popullatës çame të dëbuar. Kohë më kohë kanë bërë nga një gjë medemek, sikur ky ligj nuk pengon marrëdhëniet etj, etj, midis dy vendeve. Fakti që e mbajnë ata këtë ligj tregon se politika greke ende nuk është çliruar sikurse deklaratat për Himarën. Nuk është çliruar nga kompleksi i vjetër 70-vjeçar do të thosha unë, për të mos thënë që edhe ai i 70-vjeçarit në vijim i politikës antishqiptare të lobingjeve apo të qeverive greke të paraluftës. Kështu që kjo vijimësi e politikës, që qartësisht është antishqiptare sepse popullata çame është shqiptare dhe në fakt ajo është çështje shqiptare, nuk është thjesht çështje çame.
– Në këtë kontekst, Doktor, a duhet të rinjihet, të ritheksohet çështja çame në marrëdhëniet me Greqinë?
– Pa diskutim! Derisa të zgjidhet, ajo duhet ngritur dhe ringritur derisa të zgjidhet. Politika e jashtme e shtetit shqiptar, nëqoftëse nuk i qëndron konsekuent, në mënyrë korrekte dhe koherente çështjes çame, sepse ajo kuptohet është një çështje e madhe e interesit kombëtar, nuk është një çështje periferike që mund të mbyllen sytë para saj.
– Kemi një gjë konkrete që e shikojnë të gjithë, mungesën e një vizite të Ramës në Greqi zyrtare ose anasjelltas. Nuk ka ardhur kryeministri i Greqisë në Shqipëri. Vizita e kryeministrit dhe sidomos afrimi me Turqinë i yni, mos ka ndikuar në këto marrëdhënie?
– Unë kam përshtypjen që politika greke në rastin konkret, të mungesës së vizitave të kryeministrave, është do të thosha një politikë tensioni nga qejfmbetja prej deklarimeve të qëndrimeve të qeverisë shqiptare. Ata nuk e gëlltitën dot qëndrimin dinjitoz në përputhje me interesin kombëtar të qeverisë shqiptare, pasi u mësuan me qaravitjet e politikanëve para këtyre katër viteve. Kështu që grekët i qëndrojnë, ose u ngrehosën një çik, 20 vjet, po talleshin në njëfarë mënyrë, ndërhynin kur ju donte qejfi, kërcënonin parlamentin dhe Këshillin e Europës. Tani pas hyrjes në NATO dhe avancimit të çështjes shqiptare drejt BE, kuptohet që pesha e qëndrimit të tyre e ka humbur ndikimin, si të thuash që ishte shumë i rëndësishëm dikur ndaj proceseve integruese të vendit. Kështu që ata tani këtë zemëratë që kanë, e shprehin edhe në formën e kërcënimit që ne nuk po shkëmbejmë këto vizitat e këtij niveli. Por do të thosha që në substancë, këto do të jenë kalimtare sepse interesat e të dy vendeve janë për marrëdhënie miqësore, janë interesa konkrete, objektive, janë dy popuj që kanë aq shumë lidhje popullatat tona. Janë qindra e mijëra shqiptarë atje, dhe bankat greke shihen çfarë interesash kanë në Shqipëri. Kështu që këto poza të tilla të qeverisë greke, unë do të mendoja që do të ishin kalimtare dhe do të shuhen në rrugë e sipër. Ajo që do të pengojë për mua marrëdhëniet në themel të tyre, do të jetë derisa të qëndrojë ligji i luftës. Këto qëndrimet e tjera do të jenë kalimtare, alla inat ballkanikësh.
– Në këtë vijim logjike që përdorët ju, besoni se ne si shqiptarë duhet të ndihemi të kërcënuar nga deklaratat e ministrit të Mbrojtjes të Greqisë?
– Absolutisht nuk kemi pse të shqetësohemi, absolutisht. Unë do të thosha edhe më parë, kur siç e quajta unë jargavitjen e politikës shqiptare ndaj politikës greke. Shqipëria është shtet sovran, jeton dhe mbijeton, pavarësisht nga Greqia. Marrëdhëniet midis dy vendeve objektivisht do të përmirësohen në vazhdimin tonë, në mënyrë objektive, konkrete. Transhenë e marrëdhënieve e kanë vendosur popujt që pothuajse janë kryqëzuar aq shumë, sa vetiu politika do të ndjekë këtë. Politika shqiptare ka qenë më adekuate në këtë aspekt. Kështu që nuk e kërcënon perspektivën e marrëdhënieve ky qëndrim që unë e quaj të sipërfaqshëm dhe të përkohshëm të politikanëve grekë.
Deklarata e Kammenos
Ministri grek i Mbrojtjes: Me Shqipërinë do të donim marrëdhënie të mira…
Ministri grek i Mbrojtjes, njëkohësisht kreu i partisë së djathtë të koalicionit qeveritar “Grekët e pavarur”, Panos Kammenos, tha se me Shqipërinë do të donim të kishim marrëdhënie të mira. “Nuk kanë asnjë arsye, as të na sfidojnë dhe as të shkaktojnë probleme te minoriteti grek. Kanë edhe ata interes, si një vend i NATO-s, të përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet me Greqinë”, tha Panos Kammenos.
Deklarata e politikanit grek vjen në një kohë, kur kryeministri Edi Rama tha se me Greqinë si një vend fqinj kemi ende probleme të pazgjidhura.
Kammenos ka theksuar se fqinjët e Greqisë duhet të izolojnë zërat dhe elementët ekstremistë.
“Përsa i përket faktit nëse kemi frikë në nivel mbrojtjeje, ju them se nuk ia kemi frikën askujt. As atyre që nuk kanë forcë ushtarake, dhe as atyre që kanë. Të gjithë ne duam që fqinjët tanë të mos udhëhiqen nga ekstremistë, por nga udhëheqës moderatorë, të cilët të mund të krijojnë një klimë sigurie dhe zhvillimi në rajonin tonë”, tha Panos Kammenos.
Ministri grek i Mbrojtjes është pyetur edhe për 7 rekrutët e ushtrisë greke, që pozuan duke formuar me pëllëmbë shqiponjën dykrenare.
“Ata që krijuan atë morën dënimet e parashikuara, si nga unë, ashtu dhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Por, nga ana tjetër, ai imazh që u pasqyrua nuk është i vërtetë”, tha Panos Kammenos.
Sipas ministrit, në ushtrinë greke ka edhe shumë fëmijë të emigrantëve shqiptarë, të cilët shërbejnë me nder dhe janë shembull në shërbimin ushtarak, duke vërtetuar se duan edhe atdheun e tyre Shqipërinë, por edhe atdheun e dytë Greqinë, vendin ku ose janë lindur, ose janë rritur.

‘Mbameni se do ti vras’ po sa te me nderroj breket sherbyesja se vuaj nga prostati……..
HAHAHAHAHAHAHAHA
te ofendoi opinioni i tij, malaka?
Greqia eshte shtet demokratik dhe jo fashist, sic perpiqen ta paraqesin ekstremistet e djathte me Panos Kammenosin ne krye. Ne shekuj qe nuk mbahen mend nuk ka pasur lufte midis popujve me te njejtin gjak greke dhe shqiptare. Lidhjen e ngushte biologjike greko-shqiptare e tregojne edhe testet e ADN (DNA). Grekerit duhet t’u kthejne tokat dhe shtepite cameve shqiptare dhe ta heqin nga truri se mund te aneksojne territore shqiptare me teper se c’kane aneksuar. Ne kete logjike, qendrimi i Kryeministrit Rama ka mbeshtetjen e gjithe shqiptareve.
NUK KA NEVOJE TE KERKOSH AQ SHUME.
PRILL 1832, VETEM GJATE 1 MUAJI U VRANE
40,000 CIVILE MUSLIMANE (80% SHQIPETARE)
NE MORE. (DHE RRETH 500,000 U ZBUAN NGA
SHTEPITE E TYRE)
KE SOT CAMET, DESHMI TE GJALLE TE
MASAKRAVE CAME.
PER TU, NDOSHTA KETO JANE NORMALE,
POR DUHET TE PYESESH VETEN, KU ESHTE
VENDI YT.
Ceshtja came eshte ceshtje e sotme qe duhet te diskutohet. Per te tjerat me heret nuk ja vlen te flitet.
Lufterat e viteve 1800 ishin luftra greko-osmane dhe kryesisht me baze fetare, nuk mund te quhen luftera nder-etnike greko-shqiptare. Shqiptare (biles edhe greke) kishte qe luftuan ne te dy anet ne baze te fese. Masakra jane bere nga te dy anet, shiko Ali Pashen.
ORE, MEQENESE THE QE GREQIA ESHTE
VEND DEMOKTRATIK, E RESPEKTON
TE DREJTAT E NJEREZVE TE THASHE UNE.
AI SHTET QE NE THEMEL ESHTE NDERTUAR
MBI MASAKRA CIVILESH, SHQIPETARE,
PRA, E PERSERIS MASAKRA MBI CIVILE
AS EDHE NJE USHTARAK OSMANLLI NUK U VRA
NE TRAZIRAT E MORESE 1832.
Ashtu po, tamam.
Qeveria duhet ti rise autoritetin dhe prestigjin shtetit shqiptar! Ushtria jone me ndihmen amerikane dubet te filloje procesin e armatimit me armet me moderne dhe te kohes dhe gjithashtu pregatitjen e ushtarakeve te rinj me mesimin e metodave te reja te mbrojtjes dhe stervitjes fizike. Te rikthehet sherbimi i detyrueshem ushtarak dhe te mos pranohet pagesa kundrejt shmangies se sherbimit. Ne duhet te ritemi si ne nr ushtaresh dhe armatimesh ne raport me numrin e popullise ne nivelet e vendeve te tjera evropiane. Si antare me te drejta te barabarta ne NATO ushtria shqiptare nuk duhet te jete nje ushtri e cila te vazhdoje te mbuloje detyra dytsore qe kane te bejne kryesisht me sherbime sanitare dhe mbeshtetese. Ushtrise shqiptare i duhet kthyer dinjiteti. Armatimi i plote ne te gjitha fushat e mbrojtjes eshte nje imperativ per te siguruar mbrojtjen dhe sigurine e qytetareve te RSh. Nuk ka arsye pse hapsiren ajrore te Shqiperise ta patrullojne per mbrojtje Greqia dhe Italia! Ritja e buzhetit per ushtrine eshte nje hap pozitiv i ndermare nga qeveria Shqiptare, jo vetem per te plotesuar 3% e GDB per mbrojtje te kerkuar per vendet anetare te NATO nga presidenti Trump por pikesepari per te siguruar prosperitetin dhe dinjtetin e shtetit shqiptar si nje shtet me kapacitet te plote vetembrojtes. Nuk ka rendesi aspak nese jemi antare te NATO dhe nuk na kercenon dhe agreson kush! Shteti shqiptar duhet te plotesoj kapacitetet vetembrojtese.
Te rroje PARTIA dhe ISLAMIA!
Te rroni,ju shoku-efendem-uturak Zabit dhe ju shoku efendem Bedri,qe e kerkoni dhe gjeni njeri tjetrin dhe sup me sup si jeniceret,vazhdoni ta beni kete vend,shume me MUT se me pare.
E ke gabim. Te rroje shqiptaria europiane, nga Presheva ne Preveze.
… Serbeve ne Danub, te Molla e Kuqe!…
DRENICA E KUQE
Po qe per trimeri e dime Sa trima jeni.Vetem me shqiptaret mos u kruani.Deri ne prevez jane tokat tona ,ju jeni njerez te importuar dhe ndoshta nuk i dini mire se ku jane kufijet.
Sa keq qe edhe shoku Zabit, qe na ka ”udhehequr”, nuk e di qe himariotet kerkojne vetem qe te kene shtepite dhe tokat e te pareve te tyre, me certifikata pronesie, te leshuara nga shteti shqiptar, i cili legalizoi gjithe pushtimin e tokave nga ndertimet pa leje ne mbare Shqiperine dhe nuk certifikon pronat e himarioteve! C’lidhje kane ketu perrallat e tij se cfare jane himariotet? Seicili banor i Himares, apo i trevave te tjera, e dine me mire se Zabiti dhe Edi se cfare jane dhe cfare ndihen! Pra, inderuar shoku Zabit, himariotet kerkojne dokumentet e pronesise, pastaj te diskutohet cdo lloj plani rregullues, direkt me pjesemarjen e pronareve! Kaq duan dhe kete do ta fitojne, do apo nuk do Zabiti dhe lukunia e grabitesve qeveritare dhe kompania e tyre!
Sali Berisha ishte me komplekse infrioriteti ndaj te huajve.Jane mese normale per nje katundar konviktor(kerkon te shoqerohet me bandite qyteti,ofron pula fshati,raki,kerkon te bjere ne sy,etj),por ne rastin kur ky malok konviktor behet udheheqes shteti,pasojat i vuan populli.Neper konvikte ka pasur nxenes fshatare qe dilnin roje vullnetare konvikti.Kishte syresh edhe maloke qe vuanin nga komplexi inferioritetit,qe u hapnin deren e konviktit horrave te qytetit.Kete beri Sali Berisha.Theu embargon Nderkombetare ndaj Serbi-Cernagores,Njofti I PARI,shtetin antishqiptar te Maqedonise, dhe me e renda I SHITI DETIN GREQISE.
More Vasili,te rroj greqia dhe ortodoksizmi ekstremist lindor…dakort malaka..shko bej pllaka…
Onkezmi mos bjer ne lojen e atyre qe duan perçarje fetare e krahinore ne Shqiperi. Ortodoksia nuk eshte ekskluzivitet fetar as i grekeve e as i serbeve. Ortodoksia eshte nje perfaqesi fetare qe ka perfshire pothuajse gjithe etnite e ish perandorise romake te lindjes deri ne lindjen e mesme. Mos harro qedhe viset e arberit, perjashto qytetet dhe krahinat me ndikim latin venedikas, roman etj kane qene banore qe i perkisnin ketij besimi derisa osmanet invaduan tokat e Arberit. Ne nuk duhet te biem ne gracken e armiqeve te Shqiperise qe per interesat e tyre iredentiste gjithmone jane perpjekur ti perçajne shqiptaret nepermjete fese duke i quajtur, muslimanet turq, ortodokset greke e sllave dhe katoliket latine. Po shqiptaret ku jane shqiptaret pastaj!? Historia jone e Rilindesave tane duhet te jete rruga e ndritur e ndriçuar prej penes dhe gjakut te tyre, ajo qe duhet ti orjentoje shqiptaret dhe ne te tashmen dhe te ardhmen e tyre kombetare si patriote te mire. Harmonia duhet ruajtur me fanatizmem nqs duam ta ruajme integritetin tone kombetar dhe progresin e vendit. Ortodokset shqiptare te rilindjes si Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Petro Nini Luarasi etj u vrane e u helmuan per çeshtjen shqiptare. Fan Noli i dha Shqiperise Autoqefaline e kishes ortodokse shqiotare pikerisht per mos lejuar shovinizmin grek e serb, te pervetesonte ortodokset shqiptare dhe ti konvertonin ne nje etniticitet tjeter te cilit nuk u perkisnin. Ortodoksia shqiptare pavaresisht se sot drejjtohet jo per faj te saj por per faj te vete shtetit shqiptar, nga nje Kryepeshkop jo shqiptar, ngelet po aq patriote per mos thene dhe me shume se te tjerat, si ne kohen e Rilindesave tane te ndritur. Keshtu qe kujdes here tjeter kur etiketon nje komunitet te tere fetar duke u nisur nga komentet e nje apo dy trushplareve fanatike mesjetare.
Te gjithe beni si te forte juve kur kakarisni nga koteci o shoku zhabit por kur emigrantet presin me ore te tera ne kufijte me grekun nuk kam pare ndonje qeverritar shqiptar t’i veri kufirin tek thana grekut.
Ik mos na cani trapin me demagogjine tuaj
Zabit ne Turqisht do te thote kapter. Ky dhe ne pleqeri kapter me leninken ne koke mbeti.
O Sirian , me fal se te dija shqiptar , por ti qenke turkoshak , qe rastesiht ke mesuar edhe shqipen !
Mua me ben nder kur ti replikon si kamikaz i Rames qe je, o magje e cpuar e zyres propagandistike te kryezhgaravitesit te droguar.
Emigrantet s`mund te jene pengje te politikes shoviniste grekomadhe.Ne duan t`i perzene le t`i perzene njehere e mire,por nje shtet i pavaruer s`mund te pranoje te fale detin e tij me te bukur ne bote,pse i teket nje bushtre greke,s`mund te pranoje te shpalle zone minoritare greke komunitetin shqiptar te Bregut,s`mund te ndertoje varreza ushtaresh greke,ku nuk ka asnje kocke ushtari grek ne Shqiperi.Te fundit u transportuan ne Greqi ne vitet 80,S`mund te pranoje ne krye te kishes autoqefale shqiptare nje prift grek,kur eshte derdhur gjak me shekuj per autoqefaline e kishes shqiptare,posacerisht per ta shkeputur nga thonjte e Greqise.Statuti i miratuar ne 1929 nuk lejon emerimin e nje greku ne krye te kishes autoqefale shqiptare.Nje shtet i pavarur s`mund te lejoje ngritje kishash ordhodhokse greke atje ku nuk ka orthodhokse greke(Peqin) dhe ngritje shkollash greke atje ku nuk ka greke.