Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe njëherazi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell vizitoi Beogradin këtë të enjte, një dita pasi vizitoi Prishtinën, për herë të parë që kur mori detyrën e re.
Në Beograd, Grenell u takua me kryeministren serbe, Ana Brnabiç e më pas me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura.
Në një postim të ambasadës amerikane në Beograd në rrjetin social Tëitter thuhet se Grenell ndodhet në Beograd, e më parë në Prishtinë, për të përjellë një porosi të qartë nga presidenti amerikan; “qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre”.
Ambasadori Grenell, të mërkurën takoi në Prishtinë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe përfaqësuesit e partive politike./ VoA
e.ll./dita

““qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre”.”
sa thu se se dinte njeri këtë punë??
vetëm këtë paska biseduar me vuçin??
apo mësoi dhe ai se “i zoti e nxjerr ramën nga balta”??