Greqi, 19-vjeçarja sëbashku me të ëmën mbyt foshnjën

Dita

Një 19-vjeçare shqiptare ka mbytur foshnjën e porsalindur, dhe më pas në bashkëpunim me nënën e saj e ka hedhur në plehra.

Mediat greke raportojnë se e reja ishte në një marrëdhënie me një djalë, por këtij të fundit nuk i kishte treguar se priste një fëmijë.

Të marra në pyetje, vajza dhe nëna e kanë pohuar krimin.

19-vjeçarja u tha autoriteteve se e kishte mbytur fëmijën e saj me kordonin e kërthizës në vaskë, më pas ia kishte dhënë nënës së saj për ta hedhur në plehra.

Duke e konsideruar si një shtatzëni të padëshiruar, ajo shtoi se me të dashurin ishin njohur në “Facebook”, dhe se nuk ishte e sigurt nëse fëmija ishte i tij. Mes të tjerash, vajza tregoi se kishte bërë gjithçka për të parandaluar shtatzëninë, por nuk ia kishte dalë.

Hetimet rreth dokumentimit të plotë të ngjarjes po vijojnë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *