Katër shqiptarë u pikasën nga Policia Greke, afër kufirit, në zonën e pyllëzuar të Janinës, ku është arrestuar një person, ndërsa 3 të tjerët u kthyen në Shqipëri.
Sipas medieve greke, kjo ishte një tjetër përpjekje për të importuar një sasi të madhe hashashi nga Shqipëria, ku menjëherë efektivët mundën të neutralizonin njërin, teksa 3 të tjerët ikën. Kështu, shqiptari kapur, 28-vjeçar u dërgua te Prokurori i Janinës, i akuzuar për importimin e drogës.
Në pikën e arrestimit janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta e udhëtimi, që përmbanin kanabis të papërpunuar që peshonte 59 kilogramë dhe 250 gram.
