Mediat greke kanë raportuar për një bandë vjedhësish në shtetin helen, të cilët vidhnin çantat e pasagjerëve në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë.
6 persona ranë në prangat e policisë. Media greke tregon se si një i ri kosovar me ‘mjeshtëri’ arrin të marrë çantën e pasagjerit të huaj, kurse bashkëpunëtori shqiptar e huton atë ndërkohë.
Kjo bandë përfshinte një kosovar, si dhe një shqiptar. Policia greke pasi i ka arrestuar të gjithë, po punon dhe për ngjarje të tjera pasi nga kontrolli në hotelet apo banesat ku qëndronin, janë zbuluar të tjera materiale dhe sende me vlerë që banda i kishte vjedhur më parë.
a.t /dita

“Nje shqiptar dhe nje kosovar” !!??