Polica greke ka publikuar të dhënat dhe fotografinë e një shtetasi shqiptar i cili është arrestuar javën e kaluar me akuzën se ngacmonte seksualisht fëmijë të vegjël.
Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Gramos Sulejman Gega, i cili është arrestuar në 2 korrik nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë në një park lodrash në Pire, në momentin kur i ishte afruar një vajze dhe një djali 10-vjeçar dhe i ngacmonte seksualisht, ndërsa edhe vetë kishte ulur pantallonat.
Polica ka publikuar edhe fotografinë e tij pas urdhërit të prokurorit të Pireut dhe fton gjithë qytetarët që kanë informacione për personin në fjalë, të telefonojnë sa më shpejt në zyrat përkatëse-raporton TCH.
Është rasti i dytë brenda dy muajsh që organet greke arrestojnë shtetas shqiptarë që akuzohen për ngacmim seksual ndaj fëmijëve të mitur.
Pothuajse në të njëjtën zonë, muajin e kaluar u arretsua në Dhrapetsona 46-vjeçari Shpëtim Hajderaj, me akuzën e ngacmimit seksual ndaj të miturve në më shumë se 27 raste, por edhe me akuzat për vjedhje dhe për mosbindje ndaj organeve të rendit.

KESHTU ME KETE PORTRET ERDHI SALA NE PUSHTET .