Një 54-vjeçar shqiptar është arrestuar Greqi për incest dhe dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur në Hania të Kretës, ku dy vajzat 16 dhe 11-vjeçare kanë denoncuar dhunën fizike dhe abuzimin seksual të babait mbi to. 54-vjeçari shqiptar u arrestua nga policia greke. Veprimet e tij brenda mureve të shtëpisë janë zbuluar kur vajza e tij më e madhe iu ka treguar shoqeve të saj situatën që përjetonin në familje, ajo, motra dhe vëllai 20-vjeçar. Vajza më pas ka denoncuar në polici, duke thënë se së bashku me motrën janë abuzuar sistematikisht nga babai. Hetimet paraprake pas arrestimit zbuluan se 54 vjeçari rrihte edhe të birin 20 vjeçar ndonjëherë edhe në prani të nënës 49 vjeçare. Fëmijët po asistohen nga psikologë, për të lehtësuar traumën psikologjike.
Ky nuk është prind por kafshë dhe gjëja më e mirë është të futen në burgim të përjetshëm se vemje të tidha nuk ke çi do