Greqi, arrestohet shqiptari me 161 kg drogë

Dita

Një shqiptar është arrestuar në Greqi pasi posedonte 161 kilogramë drogë.

Fillimisht shtetasi nuk iu bind forcave policore, duke shtuar kështu shpejtësinë e automjetit. Gjatë ndjekjes nga policia makina ka dalë nga rruga në Kompoti, Art.

Njëzet e nëntë vjeçari e mbante drogën në makinë, dhe gjatë kontrollit u gjetën në të 91 pako me marijuanë.

Ai tashmë do të përgjigjet përpara drejtësisë në lidhje me drogën e sekuestruar.

Nga hetimet paraprake rezultoi se mjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike ishte marrë me qira nga një tjetër shqiptar 23-vjeçar, i cili u arrit të kapej nga policia në Agio Pantaleimona, në Athinë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *