Tre shqiptarët e akuzuar për vrasjen e avokatit grek, Michalis Zafeiropoulos janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë që kërkoi dënimin maksimal për tre të pandehurit, duke i shpallur fajtor.
Gjykatësit vendosën edhe për 11 vite burg shtesë për dy grabitje.
Gjykata vendosi gjithashtu një dënim shtesë për të pandehurin, i cili qëlloi me armë në drejtim të avokatit, duke i shkaktuar vdekjen.
E veja e Michalis Zafeiropoulos falënderoi jurinë për vendimin e marrë.
Gjatë fjalës së tij, prokuri tha: “(Të japim) mesazh për të gjithë se shteti përmes drejtësisë është i vendosur të mos kërcënohet ose shantazhohet. Ne nuk duhet të lejojmë askënd që të mendojë se ne mund të bëhemi një shoqëri si e Amerikës Latine, ku avokatët dhe gjykatësit do të armatosen për të mbrojtur veten”.
Prokurori tha se porositësi i krimit, shqiptari Klodian Lekotsai kërkonte para nga Aristidis Floros, në burg, me qëllim që të paguante autorët shqiptarë që do të kryenin vrasjen e avokatit.
Akuza shtoi: “Të pandehurit pretenduan se ishin klientë dhe shkuan në zyrën e Michalis Zafeiropoulos. Për mendimin tim, megjithatë, ata e kishin paracaktuar vrasjen e tij”.
Më tej prokurori nënvizoi: “Asnjë rezistencë nuk u bë nga viktima”.
Duke theksuar se përkundër pretendimeve se donin ta plagosnin, autorët e qëlluan në gjoks, prokuri theksoi: “Ata madje vunë një shall. Kështu që mesazhi do të ishte i menjëhershëm. Vdekja e tij ishte mizore … “.
e.ll./dita
