Greqi, çahet goma e trajlerit, droga e shqiptarit derdhet në rrugë

redaktor

Një shqiptar, drejtues i një trajleri, është arrestuar në Greqi, pasi në gomat e mjetit ka pasur të fshehur disa kilogramë kanabis. Maunia ndodhej nën survejimin e policisë, sepse dyshohej se me të transportohej drogë. Ndërsa mjeti ndodhej në aksin rrugor Janinë-Trikala, një nga gomat e pasme plasi, dhe në rrugë nisi të derdhej hashashi. Policia, që ishte në ndjekje, e ndaloi dhe gjatë kontrollit u gjet se në të katër gomat ishte fshehur një sasi kanabisi me peshë 19,6 kg. Drejtuesi i mjetit, i moshës 53 vjeç, u arrestua dhe policia po heton për linjën e trafikut

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *