Greqi, debate Tsipras-Mitsotakis për Reformën në Drejtësi

Elton Tafaruci

Me tone të ashpra është zhvilluar, deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, debati në Parlamentin grek për reformën në drejtësi dhe korrupsionin politik, ku vendin kryesor e kanë zënë polemikat midis kryeministrit Tsipras dhe kreut të opozitës konservatore, Kyriakos Mitsotakis.

“Do të sjell në Parlament një projektligj, që do të anulojë të paktën 13 ndërhyrjet antikushtetuese që keni bërë ndaj drejtësisë”, ka thënë kryeministri grek, që ka kërkuar krijimin e një komisioni parlamentar për të hetuar kreditë shumëmilionëshe ndaj partive që kanë udhëhequr Greqinë në të kaluarën, si dhe ndaj mediave që i kanë mbështetur.

“Guxo të shkosh në zgjedhje dhe do të shohim kush do të jetë rezultati”, ka replikuar kreu konservator, Kyriakos Mitsotakis, i cili ka kërkuar një komision tjetër parlamentar për faktin që Greqia pranoi një paketë të tretë ndihme, si dhe për rikapitalizimin e bankave.

“Harroji zgjedhjet, janë pas 4 vitesh”, ka qenë përgjigjja e Aleksis Tsipras, që ka theksuar se qeveria e tij është e vendosur t’i çojë deri në fund reformat, si në drejtësi, ashtu dhe në sektorët e tjerë, duke vazhduar luftën ndaj korrupsionit, si një nga plagët më të mëdha të politikës në dekadat e fundit.

Share This Article
1 Comment
  • Komunisti i mbeshtetur nga partite fashiste Cipras te beje reformen e Kadastres qe ta dije Cdo grekuc tokat e kujt jane,,komuniteti cam ka gati nje pakete per investim neper pronat e veta (banka USA ) ne cameri qe do krijonte 500000 vende pune ne 3 vjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *