Demokracia e Re reagon për deklaratat e Bushatit për çështjen çame

Dita

Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re, ka reaguar ndaj deklaratave që ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati bëri dje në Ora News.

Si gjithmonë në raste të ngjashme reagimi nënshkruhet nga shefi i departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, deputeti Jorgos Kumutsakos.

“Ministri i jashtëm i Shqipërisë tha se në kuadër të negociatave greko-shqiptare, Greqia po diskuton edhe problemin çam. Ministria e jashtme greke është e detyruar të japë një përgjigje të qartë publike: Janë apo s’janë të vërteta ato që thotë zoti Bushati?”, nënvizon që në hyrje të deklaratës për shtyp deputeti konservator grek.

“Theksojmë se, deri me ardhjen e qeverisë së SYRIZA-s dhe ANEL (Grekët e Pavarur), qëndrim konstant i vendit tonë ishte se problemi çam është një çështje inekzistente, që nuk mund të përbëjë objekt diskutimi në axhendën e marrëdhënieve greko-shqiptare”, vazhdon Kumutsakos.

Dhe shton:

“Gjithashtu, nga deklaratat e ministrit të jashtëm, rezulton se problemet lidhur me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, shqyrtohen të ndërlidhura dhe të ndërvarura me të drejtat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi”, vëren Kumutsakos.

Në kohën që Demokracia e Re po insiston prej muajsh që ministri i jashtëm grek të informojë parlamentin mbi ecurinë e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, deputeti konservator e akuzon qeverinë se ushtron diplomaci të fshehtë.

Deri kur forcat politike dhe qytetarët grekë do të informohen nga zyrtarët dhe mediat e vendeve të tjera se çfarë diskuton dhe bën ministria e jashtme greke, drejton pyetjen retorike shefi i departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, në deklaratën e publikuar të mërkurën në mbremje.

Share This Article
15 Comments
  • Ndersa une do i thosha ketij greku se ,nese per tremije vjete nuk ka mbuluar pluhuri i harreses Homerin si mind te behet inekzistente nje ceshte qe nuk kane kaluar as njeqind vite?!
    Ne nje kohe kur shtepiat e cameve jane akoma me kembe ne tokat e tyre dhe camet jane ne Shqiperi e Turqi.
    O greke e kushdoqofshi koha do te beje te sajen dhe do te shkoje “haka te i zoti” si i thote populli yne.

    • Po he pra shko thuaja, meqe nuk ka njeri qe tja thoje.
      Edukoje pak, se nga ty po pret qe te marri mesime historie.

  • Ketij tipit te “demokracise se re” po ti besh analizat e ADN ka per te dale shqiptar safi, se keta tipa bejne gjithmone nacionalistin si shqiptari Papas i “Agimit te arte”

  • Keshtu eshte kur ua meson prifti historin ne kishe. Ju “greket” e sotem te importuar nga anadolli qe na keni mbir ne dere per gati 200 vjet, jeni “ njerezit me primitiv ne bote. Masakruan nje krahine te gjithe, vran gra femij pleq te pa armatosur, dhe thon qe c’eshtja came nuk egziston.

  • Demokracia e Re dhe deputeti Jorgos Kumutsakos thote te verteten per te pergenjeshtruar rrenat qe tradhtari Bushati hedh ne tregun mediatik shqiptar per te mashtruar bashkeatdhetaret qe te justifikoje tradhtine me varrezat greke, faljen e detit dhe perjetesimin e antishqiptarit me te madh te kohes sone, Anastasios Janullatos si shenjt i Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise dhe hapjen e rruges per aneksimin e Shqiperise se Jugut nga Greqia shoviniste.

  • Eshte Miku i Berishes Ky .Berisha e sjhperbelu Demokracin e Re me 355 milje dete dhe asnjeher nuk e zuri ne goje Ceshtin Came.! Keshtu qe si Berisha dhe Demokracia e Re (me vjetra dhe me ikuzicionialaj ne bote” kan perfunduar dhe e kan te kote.! Ceshtja Sgqiptare ne Cameri do te zgjidhet pa nje e pa dy.!

    • Me gjithe mend e keni?
      Qendrimi zyrtar i qeverise greke eshte i qarte: Ceshtja came nuk eshte ne tryezen e bisedimeve dhe as do te jete ndonjehere.
      Ju cfare imagjinoni si anetar partie?
      Se dmth qe te kerkosh ceshtjen Came dhe te perfundosh te varrezat greke, kjo me duket si e kunderta..apo jam gabuar dhe jane varrezat e cameve ato qe po ndertohen ne Greqi?

      • o mirel
        lëre aliun e shkretë!!
        ai akoma kujton e se është në ëndërr!!gërku o tu e ça dhe ai prap “jam në ëndërr”!!
        lexo se çshkruan më posht”Ceshtja shqiptare sote eshte ne qender te partnerve tane strategjik, ”
        por harron se politikanët tanë,të anës së aliut pri selenicës së leshit edi rama,po na shet të therur e të rrjepur te gërku!!
        ti kishte bërë saliu këto që ka bërë rama!?
        aliu kishte për tu çarë bythësh,e ka bërë njëlloj si ne dje kundër saliut,kurse këto të ramës i sjell si “largpamësi”!!
        nejrëz të tillë për mutin e të tjerëve bëjnë namin,kurse me mutin e tyer lyejnë turit!është i shëndetshëm thonë!!

  • ALIU NGA SELENIC @.Deshiren e ke te mire , por me keqeardhje lepuri fle ne vend tjeter . Kali i trojes greke me kete gomarin kryetar te saj ,indirekt ,do te veje ne gjume ,revolten e popullit shqiptar kondra tradhetise te politikaneve tradhetare Shqiptare ,,te ketij tranzicioni ,post komunist .Djallezite greke shikoi ,me gyslyke me numer pak me te madh. i nderuar mik .Tung.

  • Ceshtja shqiptare sote eshte ne qender te partnerve tane strategjik, Mos harro i dashur edhe per Kosoven Lideri i LDK si President Kukull doli kunder nderhyrjes se natos per clirimin e popullit te Kosoves pore ase qe e pyeti kush se sa i vlejti lekura,! Keshtu qe strategjia e e ketije shekulli per shqiptaret nuk ka te ndalur, Ket e dijen edhe grekrit shum mire pore ata vazhdojn te qendrojn ne ujrat e shovinizmit te pamundur,! Keshtu qe une e shofe me optimizem kete Ceshtje,!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *