Athina pritet të nisë pagesën e pensioneve për minoritarët në Shqipëri. Pavarësisht gjendjes jo të mirë ekonomike të shtetit grek, mediat greke thonë se kjo kategori pensionesh do të paguhen, pasi tashmë Greqia ka marrë ndihmën financiare nga Bashkimi Europian. Sipas mediave të shtetit fqinj, nisma është ndërmarrë fillimisht nga deputeti i PASOK-ut, Pirro Dhima, sportistit të njohur shqiptar nga Himara, por që ka ndryshuar shtetësinë, pasi shteti helen i dha mundësinë ta përfaqësojë në ekipin kombëtar të peshëngritjes. Mediat greke kanë bërë të ditur dje se Organizata për Sigurimin Bujqësor ka dhënë pensionin për 767 mijë pensionistët e “Epirit të Veriut”. OGA, sipas faqes “Aftonomi”, ka paguar një faturë nga 360 euro për rreth 3500 të moshuar që kanë të ashtuquajturën “kartën e homogjenit”. Kjo ka ardhur pas paraqitjes në parlament të kërkesës së Dhimës për të vazhduar mbështetjen për këtë kategori. Dhima i është drejtuar për këtë ministrit të Punës, Sigurisë dhe Kujdesit, John Vroutsi, i cili e ka siguruar deputetin e PASOK-ut se do të gjendet një zgjidhje e re dhe se së shpejti propozimin e tij do t’ia paraqesë ministrit të Financave. Mësohet se nisma e deputetit Dhima është hartuar në bashkëpunim me organizatat e minoritetit grek në Shqipëri. Kriza ekonomike në Gereqi bëri që shteti fqinj t’u hiqte pensionet rreth 3500 minoritarëve në Shqipëri.

Perkujdesja e shtetit grek per bashjekombesit eshte nje tregues i shtetit eme per qytetaret e tij pamvaresisht se ku ndodhen dhe pa e lidhur me asnje pretendim politik.Mirenjohje.