Ish-kryeministri grek, Lukas Papademos është plagosur rëndë, pasi ka hapur një pako-bombë brenda automjetit me të cilin udhëtonte.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Athinë, ndërsa Papademos ka qenë në makinë bashkë me shoferin dhe dy persona të tjerë kur ka ndodhur shpërthimi.Sipas të dhënave nga mediat greke shpërthimi ka ndodhur nga një zarf bombë brenda makinës së ish-kryeministrit.
Lënda plasëse ka qenë brenda në zarf, të cilin Lukas Papademos e ka firmosur dhe e ka marrë vetë nga zyra për ta hapur në makinë, ku ndodhi edhe shpërthimi.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës që makina ka qenë në ecje.
Sipas mediave greke gjendja e ish-kryeministrit është e rëndë, pasi ka marrë shumë plagë në të dyja këmbët, bark dhe në duar.



