Të enjten parlamenti grek miratoi me shpejtësi një paketë të premtuar reformash për të marrë dritën jeshile për një këst të ri të kredisë prej 12 miliardë eurosh, këtu bëjnë pjesë edhe 10 miliardë euro për rekapitalizimin e bankave.
Pikë e nxehtë debati ishte mënyra e veprimit me kreditë e këqija dhe debitorët e paaftë për të paguar, edhe me miratimin e ndihmave të reja kjo pikë mbetet e hapur, autoriteteve përkatëse po u lihet një hapësirë kohe për të konkluduar në një zgjidhje. Edhe planet për rritjen e tatimeve në vlerë 5,7 miliardë euro, si edhe edhe tatimi i posaçëm mbi verën nuk do të duartrokiten nga njerëzit në Greqi.
Por prova më e vështirë për Alexis Tsipras ende nuk ka ardhur. Deri në fund të vitit duhet të jetë gati reforma e pensioneve, prej vitesh e debatuar dhe për arsye politike e taktike e shtyrë gjithmonë. Javët e ardhshme qeveria e Tsiprasit duhet të paraqesë planin afatmesëm të financimit deri në vitin 2019. Edhe reforma e pagave dhe liberalizimi i premtuar i tregut të punës janë ende në pritje. Po pse duhet të bëjë kaq shumë reforma në një kohë kaq të shkurtër qeveria e Athinës?
Për Dimitra Kada, kryeredaktore e portalit ekonomik, “Capital.gr” arsyeja është e qartë: “Kjo qeveri duhet të bëjë me tempo të shpejtë të gjitha reformat e vonuara që u premtuan nga qeveritë e mëparshme, por nuk u vunë në jetë. Këtë e kërkojnë kreditorët dhe premtimet nuk mjaftojnë më. Po ashtu Greqia ka humbur shumë kohë pas zgjedhjeve të njëpasnjëshme dhe negociatave pa fund”, thotë Kada në bisedë me Deutsche Welle-n.

Per te marre para borxh, mblidhen naten Deputetet Greke, dhe jane dakord 100%.
Kur te vije puna per ti shlyer, do fillojne te zihen, dhe do bejne zgjedhje perseri.