Dy vajzat binjake që konsideroheshin të humbura pas zjarreve vrastare në periferinë e Athinës, u gjetën sot të vdekura, në përqafimin e gjyshërve të tyre.
Ndërsa funeralet për viktimat filluan të shtunën në mesditë, zjarrfikësit vazhdojnë që të hyjnë në çdo shtëpi për të gjetur nëse ka viktima të tjera, si dhe për të proceduar me identifikimin e viktimave me anë të ADN-së.
Shefi i operacionit të shpëtimit, Giannis Markis është shprehur për situatën në fjalë se “është e pamundur të përshkruash atë që shohim, nuk ka fjalë. Sjellim njerëz të moshuar, me aftësi të kufizuara, me probleme frymëmarrjeje, fëmijë, njerëz me djegie dhe trupat e të vdekurve”.
Ndërsa Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit ka ripërsëritur në një intervistë për televizionin shtetëror se është bërë çfarë është e mundur nga ana e zjarrfikësve dhe ushtrisë, por në këto kushte ekstreme moti ka qenë e pamundur evakuimi i shpejtë i kaq shumë njerëzve në zonën ku shpërthyen zjarret.
s.a/dita

Gjynah i madh! Tradegji.