Greqi, 20 të arrestuar për falsifikim pasaportash, mes tyre 6 shqiptarë

Leda Hysa

Një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të emigrantëve është goditur në Greqi, pjesë e të cilëve ishin dhe 6 shqiptarë.

Mediat greke raportojnë se rrjeti i trafikantëve pajiste emigrantët me pasaporta të falsifikuara.

Pjesë e rrjetit ishte edhe një grua, e cila është arrestuar që bënte shoqërimin e personave me pasaporta false në aeroportet e Greqisë me destinacion Britaninë e Madhe.

Gjatë operacionit në bashkëpunim me Europolin janë zbuluar dhe 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave.

Sipas policisë ky rrjet funksiononte së paku prej 3 vitesh dhe se të interesuarit pajiseshin me pasaporta false kryesisht franceze, gjermane dhe spanjolle.

Sipas hetimeve dosja penale përfshin të paktën 20 persona, mes tyre dhe gjashtë shtetas shqiptarë.

l.h. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *