Një emigrant shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nestan, Arcadia të Greqisë.
Sipas mediave vendase, shqiptari humbi jetën pasi iu shemb çatia e një banese në të cilën po punonte për ta rikonstruktuar, së bashku me një punëtor tjetër, shtetas grek.
Mësohet se kolegu i tij grek mbeti po ashtu nën rrënojat e vjetra të shtëpisë, por arriti të mbijetonte dhe ndodhet i shtruar në spital.
Autoritetet i kanë nxjerrë ata me shumë vështirësi, pas disa orësh nën rrënojat e banesës së vjetër.
