Greqi, kapet mbi 52 kg drogë që vinte nga Shqipëria

Dita

Policia greke ka sekuestruar sot mbi 52 kg lëndë narkotike që vinte nga Shqipëria. Mësohet se rasti i parë është regjistruar në Kalohori të Kosturit, pranë Kapshticës, ku është kapur një mjet që vinte nga kufiri e që drejtohej nga një grek 66 vjeç. Sipas burimeve zyrtare pohohet se në mjet u gjetën 3 çanta me 24 pako të mbushura me 39 kg 770 gr marijuanë.

Rasti i dytë ishte në zonën pyjore në vendin e quajtur Periblepto të Janinës, pranë kufirit shqiptaro-grek, ku u gjet e fshehur një sasi prej 3 kg 340 gr marijuanë.

Ndërkohë, rasti i tretë ishte në lagjen “Kipseli” të Athinës, ku u arrestua një shqiptar, 50 vjeç, pasi në banesën e tij u gjeten 9 kg 270 gr marijuane, 206 gram kokainë, 99 gram heroinë, 540 gram përzierës dhe 1 prese hidraulike. Po ashtu u sekuestruan dhe 2 peshore elektronike, 2 celulare si dhe 280 euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *