Në duart e policisë greke ra një “hajdut me kacavida” që ishte i shkëlqyer në zanatin e grabitjeve të shtëpive në Pikermiou. Policia arrestoi një shqiptar 27 vjeç në Ntrafi dhe shpalli në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij. Ai kishte grabitur rreth 500.000 euro në shtëpitë që ndodheshin në zonë. Anëtarët e bandës identifikonin shtëpitë që ata dëshironin të grabisnin dhe punën e bënin natën, duke thyer dyert.
