Greqi/ Konfirmohen 508 raste të reja me COVID-19 dhe 8 vdekje në 24 orët e fundit

time

Autoritetet greke njoftuan sot se janë regjistruar 508 raste të reja të koronavirusit në Greqi, duke shkuar ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve në 24450.

Gjithashtu, përsa i përket personave të cilët kanë humbur jetën nga COVID-19, raportohen 8 viktima, duke shkuar në 490 vdekje gjithsej në vend.

Gjithashtu mësohet se 81 pacientë trajtohen të intubuar ndërsa 255 pacientë janë liruar nga ICU.

Kujtojmë se Greqia kohët e fundit po shënon rritje të frikshme të rasteve të reja dhe gjithashtu është paralajmëruar se do të merren masa të tjera nëse situata vijon kështu.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Vazhdon cudia e kurbes se njejte te Greqise, Shqiperise dhe Gjermanise! Deri diku e njejte eshte edhe ajo e Italise dhe disa vendeve te tjera! Si ka mundesi, qe shtimi i te prekurve ne Shqiperi te jete cdo dite njelloj (ne raport me popullsine) me shtimin e te prekurve ne keto vende te tjera?!?!?!?! Shikoni kubat e rritjeve ne internet per shtetet e Europes! corona in europa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *