Kryetarët e Bashkive të qyteteve kryesore të Greqisë i janë bashkuar punonjësve dhe stafit të tyre në një seri protestash kundër ligjit të ri për të dorëzuar rezervat monetare për t’i ardhur kështu në ndihmë shtetit të përfshirë nga kriza e borxheve.
Parlamenti grek aprovoi të premten propozimin e kabinetit Tsipras që detyron të gjitha qeveritë lokale të depozitojnë rezervat e tyre në një llogari të përbashkët në Bankën Kombëtare, një nismë që pritet t’i sigurojë shtetit rreth 25 miliard euro.
Greqisë i duhen rreth 4 miliard euro për të përmbushur nevojat bazike deri në maj, ndërsa pesë miliard euro të tjera duhen për të paguar Fondin Monetar Ndërkombëtar.
