Damazan Dodoli, 80-vjeçari shqiptar vdiq si rezultat i lëndimeve nga një aksident rrugor që ndodhi në një pikë kritike në Pordenone. Policia e trafikut rrugor tha se i moshuari, të martën në mbrëmje, u afrua të kalonte rrugën në kalimin e këmbësorëve, pas orës 21.00. Por në kryqëzim, në atë moment po vinte një Fiat Palio. Shoferi, i cili u ndal pasi e përplasi, nuk e kishte vënë re. Ai vdiq në spital.
