Greqi, prangosen shqiptarët që vranë dy grekë

Elton Tafaruci

Policia greke ka kryer një operacion masiv për të shkatërruar një grup kriminal greko-shqiptar të dyshuar për dy vrasje dhe një seri grabitjesh në Athinë. Kështu njoftojnë mediat greke.

Sipas policisë greke, ky grup vepronte në periferitë e Athinës. Dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 28 dhe 43 vjeç dhe i treti është grek, 43 vjeç.

Policia njoftoi se një tjetër pjesëtar i kësaj bande, një shqiptar 27-vjeçar, aktualisht ndodhet në burg me akuzën e grabitjes.

Hetimet kanë treguar se banda është përgjegjëse për vrasjen e një burri 53-vjeçar grek dhe të një gruaje të moshuar, vrasje të kryera në vitin 2005. Të dy viktimat ishin vrarë gjatë plaçkitjes me dhunë që bëri kjo bandë kriminelësh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *