Greqi, protestuesit hedhin arka me sardele përpara Parlamentit

Dita

Parlamenti grek ka miratuar te premten ne mbremje paketën e masave të reja shtrënguese, që i kërkohej Greqisë si kusht për marrjen e një kësti të kredisë së akorduar nga partnerët ndërkombëtarë.

Paketa u votua nga 153 deputetët e koalicionit qeveritar, në kohën që dy prej partive të opozitës, ajo komuniste dhe PASOK-u ishin larguar nga salla në shenjë proteste.

Seanca parlamentare ishte e tensionuar. Opozita e akuzoi qeverinë se voton masa të fshehta që do të bien mbi supet e miliona qytetarëve, ndërsa e gjithë procedura u cilësua si antikushtetuese dhe që shkel çdo normë parlamentare.

Duke e marrë fjalën në seancë, ministri i Financave dhe ajo e punës, u përpoqën që të minimizonin efektin e masave të reja.

Paketa e masave përfshin ngrirjen e pensioneve deri në vitin 2022 si dhe kufizimin e të drejtave të punonjësve të sektorit privat.

Ndërsa debati parlamentar kishte kulmuar, protestues hodhën arka me sardele në sheshin e parlamentit. Dhe kjo për arsye se amendamentet për masat e reja shtrënguese ishin përfshirë në një projektligj për peshkimin.

Athina zyrtare shpreson që pas votimit të masave të hapet rruga për marrjen e këstit të kredisë, por edhe për lehtësimin e borxhit publik grek. Vendimet pritet të merren në mesjavë, në takimin e ministrave të financave të eurozonës.

Συγκέντρωση διαμαρτυρίας - προαπαιτούμενα - 2η αξιολόγηση - Βουλή - ΠΑΜΕ - ψάρια

Συγκέντρωση διαμαρτυρίας - προαπαιτούμενα - 2η αξιολόγηση - Βουλή - ΠΑΜΕ - ψάρια

Share This Article
1 Comment
  • C’fare na duhen keto lloj lajmesh me protesta ne Greqi, ku populli ngrihet dhe proteston per çdo levizje te qeverise.
    Kurse tek ne, ne Shqiperi, deri tek me i varferi dhe mjeruari ka hallin, amani ju politikanet mafioz dhe maskarenj te jeni mire dhe behuni bashke.
    Lavdi dhe te na rroje dhe me “shprese” aleanca paszgjedhore e 25 qershorit PD + PS = PPSH me nje qeveri “mbare popullore”.
    Rrofte e qofte “Rindja” = “Republika e Re”. Rrofte EDI RAMA + LUL BASHA bashke edhe ne jeten e pertejme duke ju bashkuar jetes, idealeve dhe vepres te deshmoreve te 21 Janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *