Greqi/ Punonjësit detarë në grevë 24 orëshe, kërkojnë rritje pagash

Dita

Tragetet dhe mjetet e lundrimit të porteve greke nuk do të lëvizin për 24 orë, duke filluar nga mëngjesi i sotëm.

Sindikata Detare ka ndërmarrë si hap të parë pikërisht këtë grevë, pas dështimit të negociatave me punëdhënësit për rritjen e rrogave.

“Ne kërkojmë që pagat të rikthehen në nivelet e mëparshme, tani që programi i tretë i ndihmës ndaj Greqisë ka përfunduar. Punëdhënësit këtu kanë rritur ndjeshëm fitimet e tyre dhe kanë mundësi të shpërblejnë sakrificën tonë gjatë kësaj periudhe dhe të na rikthejnë të njëjtat paga dhe kushte pune si më përpara”, thuhet në një komunikatë të organizatorëve të grevës.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *